Sot KE publikon raportin vjetor për ShqipërinëNga TemaDitën e sotme pritet që Komisioni Evropian të bëjë publik raportin vjetor për Shqipërinë. Ai do të prezantohet nga Shefi i Delegacionit të KE në vendin tonë, Helmuth Lohan. Raporti do i dorëzohet
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sot KE publikon raportin vjetor për ShqipërinëNga TemaDitën e sotme pritet që Komisioni Evropian të bëjë publik raportin vjetor për Shqipërinë. Ai do të prezantohet nga Shefi i Delegacionit të KE në vendin tonë, Helmuth Lohan. Raporti do i dorëzohet dhe kryeministrit të vendit dhe institucioneve më të larta shtetërore. Nuk është bërë e ditur, nëse ndonjë zyrtar i Komisionit Evropian do të jetë në vendin tonë për prezantimin e tij. Ashtu siç është bërë traditë tashmë, kryeministri do e lexojë raportin nga optika e tij, e opozita do bëjë të kundërtën.
Megjithatë, agjencia Reuters ka publikuar para disa ditësh të dhëna për këtë raport. Gjuha e përdorur pritet të jetë e njëjta si vitet e mëparshme. Sipas KE, progresi ka qenë i vazhdueshëm, por jo i mjaftueshëm. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë problemet themelore që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit. Për Kroacinë pritet që të ketë sinjale pozitive, po ashtu dhe për Maqedoninë. Shqipëria nuk pritet të marrë as përgjigje për aplikimin e saj që, me sa duket, ka hyrë në një spirale problemesh procedurale.
Për sa i përket zgjedhjeve, raporti thjesht do të përsërisë vëzhguesit ndërkombëtarë, duke i quajtur zgjedhjet një hap përpara, por që nuk plotësuan standardet ndërkombëtare.
Kriza ekonomike duket se ka frenuar Bashkimin Evropian për sa i përket çështjes së zgjerimit, ndërsa po shtohen gjithmonë e më shumë zërat që kërkojnë integrim të shpejtë të gjithë rajonit për të zhdukur problemet që po shfaqen. Bosnja duket se është zona më e nxehtë për momentin, por dhe Kosova dhe Maqedonia nuk ngelen prapa. Edhe Shqipëria vazhdon të mos ketë stabilitet politik dhe kjo shihet me shqetësim. Kryeministri i ri grek ka bërë një propozim që brenda vitit 2014 të gjitha vendet e rajonit të hyjnë në BE.