Sot, Kryeministri Berisha u dërgoi mesazhe përshëndetjeje Kryeministrit të Bullgarisë Sergei Stanishev dhe Kryeministrit të Rumanisë Calin Popescu-Tariceanu, me rastin e anëtarësimit të plot
Sot, Kryeministri Berisha u dërgoi mesazhe përshëndetjeje Kryeministrit të Bullgarisë Sergei Stanishev dhe Kryeministrit të Rumanisë Calin Popescu-Tariceanu, me rastin e anëtarësimit të plotë të këtyre dy vendeve në Bashkimin Europian.
Nė mesazh, ndër të tjera, Kryeministri thekson se kjo arritje historike për kombin bullgar dhe rumun, është dëshmi e sukseseve të tyre të konsoliduara në rrugën e demokracisë dhe realizmit të projektit më të shkëlqyer për të ardhmen e tyre, projektit europian. Kryeministri e cilëson këtë ngjarje si ngjarje të rëndësishme për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe për Shqipërinë e cila ndan me këto dy vende një miqësi të hershme tradicionale.