E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje tryeze nderinstitucionale per luften kunder trafikut te Droges. Ne kete tryeze moren pjese Ministri i Rendit Publik Luan Rama, Ministri i Financave Kastriot Is

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje tryeze nderinstitucionale per luften kunder trafikut te Droges. Ne kete tryeze moren pjese Ministri i Rendit Publik Luan Rama, Ministri i Financave Kastriot Islami, Ministri i Shendetesise Mustafa Xhani, Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit Agron Duka, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi, Ministri i Drejtesise Spiro Peçi, Prokurori i Pergjithshem Thedhori Sollaku, Kryetari i SHISH-it, Kujtim Hysenaj, Drejtori i Pergjithshem i Doganave Ferdinad Papadhima, Drejtori i Pergjithshem i Policise Kol.Bajram Ibraj, etj.

(Fjala e Kryeministri Fatos Nano)

"Të nderuar pjesmarrës,

Ne programin e qeverise sone, por edhe ne aksionet tona te perditeshme te institucioneve te Republikes se Shqiperise mbeten ne qender te vemendjes lufta kunder trafiqeve, krimit te organizuar dhe korrupsionit si nje trinom qe simbolizon te keqen dhe qe pengon ritmet e zhvillimit te shoqerise. Si pasoje e ketij angazhimi institucional dhe aksioneve te koordinuara ne u dhame fund trafiqeve te qenieve te gjalla dhe arritem nje rezultat spektakolar: per gjashte muaj rresht asnje person nuk ka kaluar Adriatikun ilegalisht. Menjehere pas ketij aksioni, pa e ulur aspak vemendjen nga punet e tjera shteterore, ne shpallem aksionin e luftes kunder droges, pra prodhimit, trafikimit dhe konsumit te saj. Lufta kunder trafikut te droges, (aksioni ne fjale, i koordinuar, eshte ne zhvillim e siper –nga Gushti vitit te kaluar ) shenon 27 raste me pak te trafikut sesa nje vit me pare.

Jane sekuestruar 71.7 kilogram heroine dhe 13.717 kg mariuhane, 15 presa dhe pajisje paketimi te saj. Sot me kete mbledhje ne kerkojme te shenojme nje nivel te ri te ketij aksioni duke synuar koordinimin me te mire dhe profesional te kesaj lufte, e cila ne vetvete eshte komplekse dhe kerkon pjesemarrjen jo vetem te strukturave te specializuara shteterore dhe ligjore, por edhe te shoqerise civile, komuniteteve fetare dhe mediave, te cilat ngelen partnere te rendesishem dhe qe kane per detyre ta terheqin me mire ne kete lufte dhe opinionin publik.

Duke pasur parasysh kete realitet shumedimensional, Qeveria shqiptare, ka hartuar dhe miratuar Strategjinë Kombëtare të Luftës Kundër Trafiqeve. Kjo strategji, është shprehje kulmore e impenjimit politik te shtetit shqiptar për të përmbushur me sukses detyrimet ndaj shoqërisë shqiptare dhe partnerëve tane euroatlantike. Rezultatet që te gjithe presim nga ky aksion, janë përgjigja më e mirë për të gjithë të "droguarit në opozitë", veprimet e të cilëve s'kane asgje te perbashket me interesat e zgjedhësve.

Bazuar në programin tonë qeverisës si dhe në prioritetet që kemi identifikuar, Ministria e Rendit Publik ka përgatitur dhe prezanton sot një plan të gjerë veprimi në luftën kundër trafikut të drogës në te cilin spikasin dy objektiva kryesore :

1. Crrenjosja perfundimtare e kultivimit dhe përpunimit të bimëve narkotike në te gjithe territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Identifikimi dhe goditja e personave, grupeve dhe rrjeteve kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës që e përdorin Shqipërinë si bazë dhe vend tranziti.

Ju dhe institucionet që drejtoni, në harmoni dhe bashkëveprim institucional duhet të krijoni barrierat e nevojshme ligjore dhe ekzekutive jo vetem ne goditjen, por ajo cka eshte me e rendesishme, ne ndalimin perfundimtar te këtij lloj trafiku.

Eshte e vertete qe shoqeria dhe shteti shqiptar, per shkak te mbylljes se gjate, u ndeshen vone me kete fenomen, por kjo nuk justifikon punen e pamjaftueshme te shume strukturave shteterore dhe civile. Sidomos gjate ketyre 12 vjeteve, kritike mbetet vakumi i legjislacionit, deficiti i profesionalizmit te strukturave te specializuara te luftes kunder trafiqeve dhe vecanerisht difektet e koordinimit te kesaj lufte me partneret e specializuar nderkombetare. Trafiku i drogës është një fenomen jashtëzakonisht kompleks, ka dimensione ndërkombëtare dhe është i ndërthurur më një pafundësi faktorësh, socialë, kulturorë, dhe te krimit te organizuar etj. Jemi në momentet e fillestare të tendencës se këtij krimi për të instaluar industrinë e trafiqeve gjithcfarësh. Prandaj dhe duhet të godasim fort, me qëllim që kjo industri të frenohet që në këtë fazë, kur shfaqet e saj janë ende në nivel artizanal apo paraindustrial. Në këtë funksion edhe aksioni yne godites eshte programuar dhe do te jete kompleks dhe i panderprere.

Per keto arsye kërkoj nga Ministria e Rendit Publik dhe Shërbimi Informativ Shtetëror :

1. Të evidentojnë, analizojnë, përpunojnë dhe ndjekin informacionet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e elementëve dhe organizatave kriminale të trafikut të narkotikëve;

2. Të përgatisin dhe propozojnë, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, krijimin e akteve ose ndryshimet e duhura në infrastrukturën ligjore të fushës, qe forcojne goditjen dhe aksionin ekzekutiv ndaj trafikut te droges ;

3. Të krijojnë struktura të nevojshme institucionale apo të ndryshojnë dhe reformojnë strukturat egzistuese në funksion të arritjes së rezultateve konkrete;

Në këtë kontekst, bazuar në rëndësinë e problemit dhe skemat fqinje, mendoj se ka ardhur koha të shihet mundësia e krijimit të Drejtorisë për Shërbimet Antidrogë (si strukturë inteligjente në luftën antidrogë), si strukturë e vecantë jashtë Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe në varësi të Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

4. Të organizojnë dhe kryejne, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, aksione ekzekutive për goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë narkotrafikuese.

Gjithashtu kërkoj bashkëpunim me efikas të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Shtetëror me:

Prokurorinë, në funksion të mosdeshtimit dhe efikasitetin e proceseve hetimore, të reja dhe të vjetra, për identifikimin perfundimtar te rrjeteve dhe organizatoreve te ketij trafiku, dhe ndeshkimin ndjekjen e tyre dhe te pasurive gjithashtu ne Bashkepunim me Ministrine e Financave, dhe konfiskimin e pasurive te perfituara nga ky trafik i paligjshem, qe te mos lejohen te pastrohen ne treg apo ne politike.

Me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në funksion të krijimit të grupeve të përbashkëta, për forcimin dhe përdorimin e kontrolleve fizike dhe me pajisje, të shtetasve dhe mjeteve të transportit, në pikat kufitare, si dhe kontrollin e rreptë doganor mbi importet.

Me Ministrinë e Pushtetit Vendor e Decentralizimit dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, te dyja struktura te specializuara te shtetit ne lufte kunder trafiqeve te droges duhet te parandalojne prodhimin dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Me Ministrinë e Shëndetesisë, në funksion të evidentimit të përdoruesve të substancave narkotike në vend, dhe më pas të lidhjeve të tyre me shpërndarësit.

Në këtë kontekst, kërkoj nga Ministria e Rendit Publik dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, thellimin e koordinimit dhe bashkëveprimit ndërkombëtar me strukturat homologe nderkombetare të përfshira në procesin antidrogë, duke I dhene fund paralizes se Qendres Anti-Trafik ne Vlore. .

Nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, pa përjashtuar ministritë e tjera, kërkoj studimin e plote te mundësive per orientimin të investimeve dhe krijimit të tregjeve të punës, në vendet dhe zonat ku kultivohen dhe prodhohen substancat narkotike.

Nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës si dhe Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në bashkëpunim me atë të Rendit Publik, do të kërkoja vënien në lëvizje të strukturave të tyre, për sensibilizimin e opinionit publik në luftë me fenomenin e narkotrafikut si dhe pasojat negative të tij në jetën e shoqërisë shqiptare.

Duke përfunduar këtu, kete prezantim te synimit te kesaj tryeze nderinstitucionale, I hap rruge diskutimeve dhe sugjerimeve të tuaja, në funksion të hapave konkrete ekzekutive qe do te nderrmarrim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›