Sot ne mesdite, nen drejtimin Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave me tematike: "Per permiresimin e bazes normative ne fushen e ristrukturimit te Fo
Sot ne mesdite, nen drejtimin Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave me tematike: "Per permiresimin e bazes normative ne fushen e ristrukturimit te Forcave te Armatosuara, te Polocise se Shtetit e te sherbimeve ne drejtesi dhe procesin e privatizimit" si dhe u miratuan nje numer vendimesh e projektligjesh te rendesishme.
U miratua projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Italise, per realizimin e programit te ristrukturimit, teknik dhe menaxhues, te KESH, sha-se dhe fuqizimin e sistemit elektrik shqiptar".
Programi parashikon asistence teknike e profesionale per drejtimin e KESH-it si dhe transferim te ekpertizes organizative e "know-how", nepermjet ndihmes teknike per divizionet e KESH-it, sherbime inxhinierike per kontrollin e rrjetit te trasmetimit dhe projektimin e Qendres se Re Dispecer, ndertimin e zyrave te reja te KESH-it ne qender dhe rehabilitimin e atyre ne rrethe, perfshire edhe kompletimin me pajisje e mjete te nevojshme. Programi do te jape nje kontribut me vlere per venien ne perdorim me efektivitet te plote te sistemit te matjes nepermjet sigurimit te furnizimit dhe instalimit te rreth 75 mije matesave te energjise elektrike duke ndihmuar ne realizimin e objektivit tone per plotesimin me matesa te energjise elektrike te te gjithe konsumatoreve brenda vitit 2003.
Ky Program eshte vazhdim i bashkepunimit te deritanishem me qeverine italiane sidomos ne zonen e Tiranes dhe Durresit, nepermjet ndertimit te nenstacioneve te rinj Tirana 2 dhe Tirana Qender (I mbyllur) ne Tirane, kompletimit te nenstacionit te Kasharit (pjese e bashkepunimit te deritanishem me Qeverine italiane), fuqizimit te nenstacionit elektrik te Pogradecit, fuqizimit te rrjetit shperndares ne Durres e Pogradec, furnizimit te materialeve, pajisjeve dhe mjeteve per mirembajtjen e rrjetit shperndares etj.
Aktivitetet kryesore qe do te kryhen per te arritur rezultatet e parashikuara ne Program do te jene:
1. riorganizimi i qendrueshem i KESH-it.
2. zgjidhja hap pas hapi i krizes financiare te KESH-it.
3. fuqizimit te rrjetit te transmetimit dhe shperndarjes te energjise elektrike ne zonen e Tiranes, Durresit, dhe Pogradecit.
U miratua vendimin "Për financimin e supervizionit për vazhdimin e punimeve në objektin "Rehabilitimi dhe rindërtimi i terminalit të trageteve ne portin e Durrësit".
Punimet për rehablitimin dhe supervizionin e punimeve në terminalin e trageteve ne portin e Durrësit bëhen nga ana e Komunitetit Europian. Punimet kryhen nga ana e kompanisë italiane "COSMAR" srl, kurse supervizioni kryhet nga ana e kompanise daneze "COWI" përmes kontratave te lidhura direkt me financuesin. Si pasoje e shume pretendimeve te paraqitura kohe pas kohe nga ana e supervizuesit, disa here edhe per shkaqe objektive, i p.sh, lufta ne Kosove dhe ndërrimi i kabinetit qeveritar ne mesin e vitit te shkuar, punimet per supervizionin ne punimeve ne terminalin e trageteve jane shtyre disa here, derisa sot ato rrezikohen seriozisht te perfundojne ne kohen i tyre, gjë që sjell per pasoje edhe mosperfundimin dhe venien ne pune te ketij termnali. Në këto kushte, për të bërë të mundur vazhdimin e punimeve, përfundimin e tyre dhe vënien në shfrytëzim të terminalit të trageteve në kohë sa më të shkurtër, si dhe për të shmangur dërgimin e çështjes në Arbitrazhin Ndërkombëtar, u bë i domosdoshën finacimi për supervizioni e punimeve deri në përfundim të kësaj kontrate nga ana e buxhetit te shtetit permes Ministrise se Transportit. Po ashtu, për të menjanuar vonesat e procedurës se tenderimit, si dhe per të siguruar vazhdimësinë e supërvizionit, ai do të kryehet nga e njëjta kompani që ka kryer supervizionin e punimeve deri më tani.
U miratua Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes se huase, te financimit dhe te projektit, "Furnizimi me uje i Shqiperise se mesme, komponentit Lushnje", ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Gjermane per rindertim dhe zhvillim (KFW)". Projekti "Furnizimi me uje i Shqiperise se mesme, komponenti Lushnje" parashikon te siguroje baza te qendrueshme ne furnizimin me uje te pijshem ne sasi te mjaftueshme dhe higjenikisht te paster te zones qe mbulon Sh.a Ujesjelles Kanalizime, Lushnje. Ne zbatim te projektit parashikohen te kryhen investime themelore ne disa pika te rendesishme te sistemit si me poshte:
- Remontimi i impianteve te prodhimit te ujit ne Konjat (gjashte puse te reja si dhe ndertesa e nevojshme dhe pajisjet) .
- Kontroll –riparim i tubacionit kryesor (13 km) deri ne Lushnje.
- Rikonstruksioni dhe zgjerimi i rezervuareve.
- Remontimi i rrjetit shperndares.
- Nderhyrje ne lidhjet e konsumatoreve dhe vendosja e matesave ( 10.000 cope).
- Ndertesat e zyrave, magazinave dhe oficines se Sh.a Ujesjelles Kanalizimeve Lushnje.
- Sherbime konsulence dhe kualifikim i stafit te Ndermarrjes.
Ky projekt parashikon te sjelle nje permiresim te ndjeshem ne gjendjen e sistemit dhe te permiresoje dukshem sherbimet.
U miratua vendimi "Për kriteret e dhenies së lejes së përpunimit industrial dhe/ose të prodhimit të produkteve të duhanit".
Ky vendim bën të mundur që përmirësimin e cilësisë, rritjen e sigurisë dhe të çmimit të duhanit dhe cigareve ta vërë në përputhje me teknologjitë e reja që konsistojnë në klasifikimin, manipulimin, fermentimin e duhanit dhe të nëprodukteve të tij. Miratimi i një vendimi të tillë nga ana e Këshillit të Ministrave në mbledhjen e tij të sotme u bë si pasojë e faktit se deri më tani në vendin tonë ka një vakum ligjor në fushën e tregtimit të duhanit dhe cigareve, e cila ka bërë që të mos ketë një kontroll cilësor të këtyre produkteve. Vendimi i mësipërm i Keshillit të Ministrave ka përcaktuar kriteret e dhenies se lejeve të përpunimit industrial të prodhimit të produkteve të duhanit.
Keshilli Ministrave miratoi nje pakete aktesh ligjore per permiresimin e bazes normative ne fushen e ristrukturimit te Forcave te Armatosuara e te Policise se Shtetit.
Nje nga aketet ligjore per permiresimin e bazes normative ne fushen e ristrukturimit te Forcave te Armatosuara e te Policise se Shtetit eshte edhe projektligji: "Per Policine Ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise". Ne projektligj percaktohet se Policia Ushtarake eshte strukture e specializuar, ne perberje te Forcave te Armatosuara te Republikes se Shqiperise. Ajo eshte ne varesi te Shefit te Shtabit te Pegjithshem te Forcave te Armatosuara dhe ka kete mision:
• Ruan rendin ushtarak ne Forcat e Armatosuara te Republikes se Shqiperise,
• Zbulon, parandalon e asgjeson veprimtarine kriminale ne Forcat e Armatosuara,
• Angazhohet ne luften kunder terrorizmit,
• Merr pjese ne operacionet paqeruajtese dhe huamnitare.
Ne kete projektligj eshte synuar te institucionalizohet dhe te pasqyrohen ndryshimet e shumta ligjore qe kane ndodhur ne keto 10 vjet ne Forcat e Armatosuara si organ i specializuar dhe ekzekutiv, varesia dhe misioni i saj. Percaktohet bashkeveprimi I Polocise Ushtarake me strukturat e tjera brenda Forcave te Armatosuar dhe jashte saj per realizimin e detyrave te saj ligjore. Gjithashtui eshte parashikuar organizimi dhe funksionimi i Policise Kriminale Ushtarake si structure e specializuar e Policise Ushtarake. Gjithashtu ne projektligj parashikohet organizimi dhe baza ligjore e funksionimit te sektoreve te Qarkullimit Rrugor, Policise Gjyqsore dhe Inspektoriatit Per Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpetimi (PMNZSH). Duke iu referuart pervojes se deritanishme, kjo strukture do te jete ne policine ushtarake.
Miratimi i ketij projektligji do t'i sherbeje thellimit te reformave ne ushtri, rritjes se efektivitetit te punes dhe fuqise vepruese te Policise Ushtarke ne permbushjen e misioni te saj.
Ne kuader e paketes se akteve ligjore per permiresimin e bazes normative ne fushen e ristrukturimit te Forcave te Armatosuara e te Policise se Shtetit, Keshilli i Ministrave miratoi vendimin: "Per limitin e pergjithshem te organikes ne Policine e Shtetit".
Ky vendim u mor ne kuadrin e kompletimit te infrastructures normative per Policine e Shtetit qe ben te domosdoshem edhe percaktimin e numrit te punonjesve te kesaj policie per realizimin e perballimin e detyrave institucionale te percaktuara me ligj, ne fushen e rendit dhe te sigurise publike, parandalimin e luftes ndaj kriminalitetit, mbikqyrjen e kufirit shteteror dhe te sigurise ne qarkullimin rrugor, gatishmerine per t'i dhene ndihme popullates ne raste aksidentesh dhe fatkeqesish natyrore si dhe sherbimet ne sektoret administrative, teknike e logjistike.
Po ne kuadrin e paketes se akteve ligjore per permiresimin e bazes normative ne fushen e ristrukturimit te Forcave te Armatosuara e te Policise se Shtetit u miratua edhe vendimi: "Per njesimin e funksioneve ne policine e shtetit me funksionet perkatese ne administraten publike".
Ky vendim rrjedh si detyrim i Ligjit nr. 8553, date 25.11. 1999 "Per policine e Shtetit" ku thuhet se "Me vendim te Keshillit te Ministrave percaktohet njesimi i funksioneve ne polici me funksionet perkatese ne administraten publike", si dhe ne mbeshtetje po te ketij ligji ku ne piken 1, neni 1, percaktohet; "Policia eshte institucion i administrates shteterore te Republikes se Shqiperise".
U miratua vendimi: "Per miratimin e strategjise per kontrollin e kufirit dhe per menaxhimin e integruar te tij, per periudhen 2002-2006".
Kjo strategji ka per qellim qe, nepermjet treguesve konkrete, afateve te vendosuar te ndikoje ne strukturat e shtetit shqiptar qe kane lidhje me ruajtjen e kufirit, por ne radhe te pare te vete Policia Kufitare per t'u ngritur ne nivelet e nje policie bashkekohore, e afte te kryej te gjitha detyrat dhe njekohesisht te realizoje misionin e saj. Miratimi i kesaj strategjie siguron kushtet per kontrollin e suvejimin e kufirit, sipas parametrave europiane.
Angazhimet e Qeverise Shqiptare per te perballuar sfidat qe kerkon procesi i Stabilizim Asociimit me BE dhe anetaresimi ne NATO, si dhe lufta kunder krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe çdo lloj veprimtarie te paligjshme, bejne te domosdoshem rikonceptimin dhe riorganizimin e veprimtarise se strukturave qe kane per detyre kontrollin, menaxhimin dhe sigurine e kufijve. Arsyet e miratimit te kesaj strategjie jane te te lidhura ngushte me sigurine kombetare, me pergjegjesine shteterore dhe rolin e Shqiperise si faktor i rendesishem sigurie, paqeje, stabiliteti dhe bashkepunimi ne rajon dhe, padyshim, edhe me parandalimin dhe goditjen e çdo lloj veprimtarie te paligjshme, lehtesimin e garantimin e levizjes se lire te njerezve, preokupimin e qeverise ne luften kunder integrimit te paligjshem, lidhjen me kufirin e nepermjet tij e shume subjekteve shteterore e private qe operojne sipas ligjeve specifike si dhe bashkerendimi i punes nga ana e tyre si nje nga elementet me te rendesishem per arritjen e suksesit ne pune si dhe ne kuadrin e frymes se re te bashkepunimit rajonal Ballkanik, institucionalizimi i marredhenieve nderkufitare me shtetet fqinje e cila merr nje rendesi te veçante.
Strategjia per kontrollin e kufirit dhe per menaxhimin e integruar te tij permban nje vizion te ri per Policine Kufitare. Policia Kufitare eshte nje sherbim i rendesishem i Policise se Shtetit qe garanton nje kontroll profesional e cilesor te kufirit ne perputhje me standartet e BE-se, qe perben nje element te integruar te sigurise ne kufi dhe si nje aspekt i rendesishem i sigurise kombetare, qe krijon kushte per levizjen e lire te njerezve dhe lufton e pengon trafiqet e paligjshme. Nepermjet nje sherbimi te tille Shqiperia behet garant per te krijuar ne Ballkan nje zone te ngjashme tip "Shengen", zone e cila do te jete ne interest e te gjithe vendeve te Ballkanit. Me miratimin e strategjise per kontrollin e kufirit dhe per menaxhimin e integruar te tij synohet gjithashtu krijimi i nje niveli parandalues, qe ka te beje me rolin aktiv te ambasadave, politiken e vizave dhe te ripranimeve te rregullimeve e te tjera, qe kane efekte parandalues per migracionin e paligjshem, me forcimin e bashkepunimit sistematik nderkufitar ne kuadrin e zones se Ballkanit dhe fqinjeve kufitare, me ngritjen e nje sistemi efikas mbikqyrje kufitare ne kufijte tokesore, detare e ajrore dhe nje kontroll kufitar te efektshem ne cdo vendkalim kufitar, si dhe me zhvillimin e nje politike efikase me te huaj brenda vendit dhe nje lufte te ashper kunder krimit te organizuar, trafiqeve e kontrabandes .
U miratua vendimi: "Per trajtimin me shtese, per veshtiresi vendi e sherbimi, te ushtarakeve, qe sherbejne ne strukturat e Bigades se Reagimit te Shpejte dhe te Brigades se Stervitjes".
Ne kushtet e transformimit te FA, mbeshtetur ne strategjine ushtarake te Republikes se Shqiperise, ne planin e perhapjes se FA, misionin, pergjegjesite dhe detyrat qe zgjidhin ne kohe paqe, krize dhe lufte Brigada e Reagimit te Shpejte dhe Brigada e Stervitjes Bunavi, Ministria e Mbrojtjes kerkon qe per keto dy struktura te behet permiresimi ne trajnimin financiar te tyre, duke rritur masen e shteses per veshtiresi vendi e sherbimi.
Ky propozim bazohet ne misionin qe realizojne keto njesi si ne kuadrin e sigurimit te gadishmerise lufatrake te FA, ashtu edhe ne rolin qe luajne keto njesi ne pergatitjen e formacioneve ushtarake. Brigada e Reagimit te Shpejte eshte e vetmja strukture e Forcave te Armatosura qe ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne realizimin e misionit kushtetues te FA ne kohe paqe, krize dhe lufte. Brigada e Stervitjes ne Bunavi eshte e vetmja qender kombetare qe do te realizoje trajnimin e te gjithe efektivit ushtarak te FA. Keto njesi jane kontigjente kryesore qe do te perdoren ne perballimin e veprimtarive terroriste. Pra keto struktura ne menyre te vecante nga strukturat e tjera te FA perfitojne shtese ne masen 30-35% mbi pagen baze.
Gjithashtu u miratuan edhe mje sere vendimesh te tjera. U miratua vendimi "Per krijimin e Insitutit te Mjeksise Ligjore".
Mjeksia Ligjore ka nje rol te rendesishem jo vetem ne zhvillimin e shkences se mjeksise, por edhe ne realizimin, por edhe ne realizimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut, permbushjen e detyrimeve dhe funksioneve te institucioneve te ndryshme ne funksion te dhenies se drejtesise. Sherbimi i ekspertimit mjekoligjor ne vendin tone funksionon qysh prej vitit 1961 i organizuar ne menyre te centralizuar. Qendra e ketij sherbimi eshte ne Tirane, ndersa ne çdo qender ku funksionon nje gjykate apeli eshte organizuar nje strukture e ketij sherbimi. Ne veçanti ekspertimi mjekoligjor perben nje element percaktues dhe nje nga burimet me te rendesishem te provave ne procesin civil dhe penal. Ne kete kendveshtrim perben domosdoshmeri konsolidimi dhe permiresimi intensiv dhe ne vazhdimesi i cilesise se punes dhe shkalles se pergjegjshmerise, paanshmerise dhe objektivitetit te ekspertimit mjekoligjor dhe veprimeve te tjera te kerkuara ne kete kuader sipas ligjit. Si rezultat i masave te marra deri me sot dhe punes se kryer eshte arritur qe mjediset e punes, personeli, teknikat dhe metodat laboratorike ti afrohen gjithnje e me shume atyre te homologeve te huaj. Megjithate duke patur parasysh qe edhe sherbimet homologe te vendeve te tjera jane ne nivel Insituti, u gjykua se eshte e nevojshme dhe ne kohen e duhur riorganizimi i mjeksise ligjore dhe ngritja e sherbimit ekzistues ne nivel Insituti qe do te ushtroje veprimtarine e tij ne nivel kombetar.
U miratua vendimin "Për lejimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit të përdorë procedurën "Prokurim i drejtpërdrejtë" për përmirësimin e infrastrukturës së kullimit dhe të mbrojtjes nga përmbytjet".
Ky vendim bën të mundur që në një afat sa më të shkurtër të kryhen punime të shpejta në një sërë kanalesh kulluese të ujërave të larta dhe argjinaturave në një pjesë të madhe të zonës fushore te vendit tone. Procesi i pastrimit të kanaleve kulluese, kanaleve të ujërave të larta e argjinaturave, është një proces ciklik i domosdoshëm, që përsëritet çdo tre apo katër vjet dhe si shkak ka depozitimet e materialeve të ngurta, rritjen e bimësisë në këto kanale, si edhe dëmtimet e ndryshme me karakter objektiv dhe subjektiv. Këto fenomene kanë shkaktuar keqësim në procesimin e kullimit të tokave deri në përmbytje. Drejtoritë e ujrave që janë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit nuk kanë mjete të nevojshme për të realizuar punimet e domosdoshme me këto vepra, si pasojë është e nevojshme që kryerja e investimeve të financuara nga buxheti i shtetit për rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së kullimit e mbrojtjes nga përmbytjet të bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë, me sistemin e Drejtorive të Ujrave në zonat ku veprojnë. Kryerja e punimeve nga Drejtoritë e Ujrave ka avantazhe, sepse ato pregatisin vetë projektet dhe preventivat, pasi kanë personel të kualifikuar, norma e fitimit është më e ulët dhe si pasojë kostoja e punimeve është 30% më eulët se ajo e sipërmarrësve privatë.
U miratua vendimi "Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr.119, date 18.03.200, te keshillit te ministrave, "Per procedurat e privatizimit me ankand te paketave shteterore, te aksioneve te shoqerive tregtare, qe veprojne ne sektoret jostrategjike". Miratimi i ketij vendimi behet ne kuadrin e rishikimit te legjislacionit te privatizimit, per te permiresuar dhe plotesuar teknikat e privatizimit, vendosjen e procedurave te sakta dhe te thjeshta ne zbatim, duke patur parasysh pengesat e ndryshme ne procesin e privatizimit.
Keto shtesa dhe ndryshime synojne ne permiresimin dhe plotesimin e procedurave te privatizimit te paketave te aksioneve shteterore te shoqerive tregtare pa ndryshuar politiken e privatizimit. Plotesimet dhe ndryshimet jane rrejedhoje:
1.Ne zbatim te vendimit "Per regjistrimin e pasurise se paluajtshme te shoqerive tregtare te krijuara nga transformimi i ndermarrjeve shteterore". Akti i regjistrimit te shoqerise ne Zyren e Regjistrimit te Psurise se Paluajtshme duhet te jete pjese e dokumentacionit per privatizim.
2.Per shqetesimet e mungeses se informacionit te publikut, propozohen te shtohen dhe te permiresohen format e publikimit per shitje te shoqerive tregtare, nepermjet aplikimit te ripublikimeve, propozohet te shtohen vendosja e afisheve prane shoqerive, zhvillimi i emisioneve televizive ne televizionin publik kombetar, ne radio, ne internet. Kjo do te siguroje nje njohje me te mire te shoqerise, dhenien e nje informacioni me te gjere ne lidhje me treguesit ekonomik- financiar brenda dhe jashte tregut te vendit
3. Permiresimi i procedures se privatizimit per shitjen e paketes se aksioneve shteterore ne favor te treteve ose/dhe te aksioneve te shoqerise.
Per kete qellim mendohet te behet nje vleresim per shitje i shoqerise ne aktivitet. Kjo per ta ofruar shoqerine per shitje nepermjet sugjerimit te vleres reale per shoqerine, gje qe do te vendose pritshmerine e shitjes. Vleresimi do te behet nga nje grup ekspertesh te pavarur, duke perdorur metodat bashkohore.
U miratua "Projektligjit per ndermjetesimin per zgjidhjen e mosmarreveshjeve ". Ndermjetesimi, ne kuptim te ketij projektligji, eshte nje menyre alternative e zgjidhjes se konflikteve ne rruge jashtegjyqesore dhe eshte konceptuar si nje profesion i lire, i ngjashem me ate te avokatit. Ne ndryshim nga ky i fundit, ndermjetesuesi nuk eshte e domosdoshme qe te jete vetem jurist, por ai mund t'i perkase fushave te ndryshme, kjo ne varesi te llojit te mosmarreveshjes. Qellimi i procesit te ndermjetesimit eshte zbutja e konflikteve dhe zgjidhja e tyre nga vete palet. Eshte nje proces gjate te cilit ndermjetesuesi ndihmon palet ne konflikt qe te arrijne ne nje marreveshje te pranueshme per vete palet dhe njekohesisht te mos bjere ne kundershtim me ligjin.
U miratua projektligjit: "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8502, date 30.06.1999, per krijimin e Qendres se Publikimeve Zyrtare".
Krijimi dhe realizimi i kushteve te nevojshme qe lidhen me njohjen dhe zbatimin efektiv te legjislacionit nga institucionet, personat juridike dhe ata fizike, perben nje nga ceshtjet me te rendesishme te ekzistences, konsolidimit dhe zhvillimit te sistemit demokratik dhe shtetit se te drejtes. Per kete ceshtje, ekzistojne angazhime konkrete ne programin e qeverise, ne standartet dhe kerkesat perkatese te parashikuara ne instrumentat nderkombetare, si dhe te gjitha nismat apo misionet e asistences per Shqiperine per fushen e demokracise dhe te sistemit te drejtesise ne vecanti, ndermjet te cilave mund te permendim ato te Komisionit Europian, Keshillit te Europes, Bankes Boterore etj. Kushtetuta dhe legjislacioni yne ne fushen e drejtesise i kushtojne vemendje te vecante ceshtjes se njohjes se te gjitheve me ligjin dhe sistemin e drejtesise. Nje mision dhe detyrime te posacme ligjore ne keto drejtime ka Qendra e Publikimeve Zyrtare. Kjo qender dhe veprimtaria e saj rregullohen nga ligji nr. 8502, date 30.06.1999 "Per krijimin e Qendres se Publikimeve Zyrtare", hartuar edhe me asistencen teknike dhe financiare te institucioneve nderkombetare dhe vecanerisht, te Keshillit te Europes.
Qendra e Publikimeve Zyrtare eshte institucion ne varesi te Ministrit te Drejtesise. Miratimi i ketij Projektligji dhe zbatimi efektiv i tij jo vetem do te ndikonte ndjeshem ne permiresimin dhe modernizimin e sistemit tone te shperndarjes dhe njohjes se publikut me informacionin ligjor, por edhe do te lehtesonte dhe ndihmonte ne pershpejtimin dhe thjeshtezimin e hapave te parashikuara ne projektet apo planet e perbashketa te veprimit qe kemi me institucionet nderkombetare ne kete fushe.