Te nderuar te pranishem, perfaqesues te autoriteteve vendore, z. Minister, te nderuar Ambasadore te BE, perfaqesues i Bankes Boterore, te nderuar drejtues te Kompanise « Cosmar ». Te dashur durrs
Te nderuar te pranishem, perfaqesues te autoriteteve vendore, z. Minister, te nderuar Ambasadore te BE, perfaqesues i Bankes Boterore, te nderuar drejtues te Kompanise « Cosmar ».
Te dashur durrsake sot po inaugurojme perfundimin e punimeve te Terminalit te Trageteve dhe te Kalates 5.
Perfitoj nga ky rast i gezueshem per te gjithe, qe te falenderoj perzemersisht te gjithe ata qe kontribuan ne realizimin e ketij projekti te rendesishem. Falenderoj ne radhe te pare investitorin, BE, dhe rikujtoj per te gjithe ne por dhe per perfaqesuesit e BE-se se me kete investim prej rreth 10 milion Euro Programi Phare mbetet akoma i ndjeshem, i rendesishem edhe ne kete pjese te Europes; falenderoj kompanine zbatuese Cosmar, inxhinieret dhe specialistet e saj, por edhe shqiptaret qe kane bashkepunuar me ta, qe i shtuan portit te Durresit, kesaj nyje te rendesishme rajonale nje infrastrukture te re sherbimi duke dyfishuar numrin e trageteve qe do te perpunohen ne kete pike.
Kjo kalate dhe terminali i ri, perbejne realisht nje nyje te rendesishme te Korridorit 8 qe lidh jo vetem Shqiperine, por krejt Ballkanin Perendimor me njerezit, tregjet dhe realitetet e vendeve te Europes se Bashkuar.
Une besoj se investimi qe inagurojme sot eshte nje nga shembujt me te prekshem per qytetaret qe do te vijne dhe do te shkojne ne kete terminal, sesa i rendesishem eshte Pakti i Stabilitetit dhe sa dobiprurese jane inisiativat Europiane dhe Globale per europianizimin e Ballkanit dhe integrimit jo vetem te Durresit, por te gjithe Shqiperise dhe Ballkanit Perendimor ne realitetin e botes moderne.
Me kete perurim sot ne prekim me dore strukturat dhe infranstrukturat drejt standarteve moderne ne Durres dhe ne mbare Shqiperine.
Projektet e reja qe po financohen nga BE, Banka Boterore, Bankat Europiane dhe sidomos kontributet e shteteve te veçanta donatore, qe vleresohen ne disa dhjetra milione Euro, do te plotesojne me tej infrastrukturen tone te komunikimit dhe te nderlidhjes me boten, per te siguruar sherbime te parametrave moderne te ngjashem edhe me portet e tjere europianë.
Ne pra sot ndihemi te afte per te kontribuar dhe konkuruar ne levizjen globale te vlerave.
Ne kuadrin e Integrimit me BE qe eshte nje proces i inisiativave dhe i perpjekjeve lokale per Integrim Rajonal. modernizimi i Portit te Durresit mbetet nje nga projektet me te rendesishem. Marredheniet dhe realiteti i bashkepunimit tone politik, ekonomik dhe tregtar na nxisin te vazhdojme te investohemi dhe te kerkojme me shume partneritet dhe mirekuptim per te krijuar sherbime, lehtesi dhe kushte shfrytezimi te infrastruktures sone portuale edhe per fqinjet tane. Kjo do te rrise me tej volumin e shkembimit te mallrave dhe te sipermarresve midis vendeve te Rajonit permes Shqiperise, drejt Europes Perendimore.
Ne Programin e Qeverise qe une drejtoj, me projektet qe jane implementuar deri tani sipas nje plani konkret integrues, ne kemi synuar te permiresojme dhe sjellim ne parametra funksionale dhe nderveprues me bregun tjeter me infrastrukturen dhe sipermarrjen europiane jo vetem infrastrukturen e Portit, qe perben komponentin fizik te tij, por dhe persosjen e komponentit institucional, qe do te thote orientim komercial i portit si nje port autonom, privatizim i operacioneve te sherbimit dhe te menaxhimit brenda tij, permiresim dhe modernizimin vecanerisht i procedurave doganore, si dhe forcim i sigurise dhe mbrojtjes se mjedisit ne kete qytet te mrekullueshem.
Ne kete menyre Porti i Durresit do te vazhdoje te shnderrohet me shpejtesi nga nje port i rendomte sherbimesh (siç ishte ne vitin 1996), ne nje port qe ofron dhe administron standarte te ekonomive te hapura dhe konkuruese, ç'ka do te thote se edhe administrata e portit do te behet pergjegjese e drejtperdrejte e te gjithe aktiviteteve komplekse qe zhvillohen ne kete territor, qe nga administrimi i qerave, te kontratat e operimit, duke u bere partnere ne investimet shumeplaneshe dhe shumepaleshe qe behen ne kete pike te rendesishme te integrimit rajonal.
Ajo do te jete pergjegjese per sigurine, mirembajtjen e infrastruktures dhe planifikimin e portit, nderkohe qe te gjitha aktivitetet e tjera do te jene te hapura dhe do te mirepresin iniciativat e sektorit privat.
Projektet e reja qe do te fillojne kete vit per modernizimin e portit do te kapin nje vlere prej 11 milion Euro. Natyrshem ato do te fillojne nga thellimi i portit qe do te mundesoje shfrytezimin me kapacitet te plote te kalatave te reja te ndertuara dhe te atyre me thellesi te madhe duke lejuar hyrjen e anijeve me tonazh 20.000 ton.
Me gjithe shnderrimet e realizuara, ende porti nuk ka parametrat e duhur qe sigurojne nje eficence te plote te shfrytezimit te kapaciteteve te tij, vecanerisht mangesi ka persa i perket menaxhimit te tij.
Une jam ketu per te nxitur krijimin e besimit te aktoreve lokal dhe per te konfirmuar mbeshtetjen e qeverise qe Autoriteti Portual dhe administrata detare te vazhdojne te realizojne me shume perpjekje kontribute dhe rezultate sidomos per te realizuar nje reforme te vertete ne kete drejtim prioritar dhe sensitiv te zhvillimit te reformave ne Shqiperi.
Vitin qe kaloi e mbyllem me perurimin e autostrades Gjirokaster- Kakavije qe ne shtrirje dhe ne kufij tokesore e afroi edhe me shume Shqiperine me nje vend tjeter mik dhe anetar te Bashkimit Europian, Greqine fqinje.
Kete vit po e çelim njekohesisht me çeljen e financimeve te buxhetit te vitit 2003, me perurimin e dy veprave te reja te Portit te Durresit: Terminalin e trageteve dhe kalatat e reja si dhe me pas mbikalimin. Kjo sepse Porti i Durresit nuk eshte vetem i yni, nuk eshte nje investim apo nje infrastrukture dosido, ai mbetet edhe ne vleresimin e Qeverise, te sipermarresve shqiptare gjithashtu, nje porte shume e rendesishme e Shqiperise qe rrit komunikimin me Italine, kete vend te madh mik, si dhe permes saj me Europen dhe permes saj me tregjet, me vendet, me qytetaret dhe me sipermarresit e Europes se Bashkuar duke na bere gjithnje e me shume pjese te realiteteve globale.
Nen kete veshtrim duhet gjykuar gjithça qe po bejme dhe qe do te vazhdojme te bejme ketu ne Durres.
Ne nivel europian do te jete kjo e ardhmja e afert e kesaj porte, porte e Shqiperise me Europen. Per kete jemi te sigurt, sepse ky port eshte pjese e rendesishme e shnderrimeve qe kemi projektuar dhe po realizojme duke iu pergjigjur nxitjes dhe mbeshetjes europiane dhe nderkombetare per zhvillimin dhe integrimin europian te Shqiperise.
Une ju uroj te gjitheve suksese dhe te gezoni frytet e djerses suaj te ndershme, duke treguar çdo dite e me mire aftesine per te menaxhuar infrastruktura te nivelit te kohes.