Sot, Ministri i Shtetit për Koordinimin, z.Marko Bello zhvilloi një takim me Ambasadorin e SHBA në Tiranë z.James Jeffrey dhe përfaqësues të agjensive amerikane, ICITAP, OPDAT dhe USAID që ofr
Sot, Ministri i Shtetit për Koordinimin, z.Marko Bello zhvilloi një takim me Ambasadorin e SHBA në Tiranë z.James Jeffrey dhe përfaqësues të agjensive amerikane, ICITAP, OPDAT dhe USAID që ofrojnë asistencë për vendin tonë në fushat e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit.
Ministri Bello pasi falenderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme dhe vlerësimet pozitive për përpjekjet e qeverisë shqiptare nga ana e Qeverisë së SHBA, bëri një përshkrim të punës së strukturave të qeverise shqiptare në drejtim të luftës dhe parandalimit të trafiqeve të paligjshme dhe vecanërisht atij të qënieve njerëzore, si dhe të masave dhe iniciativave të ndërmarra së fundi për të garantuar efikasitetin dhe suksesin e këtyre përpjekjeve, sic është vënia në funksionim e Task Forcës kundër Krimit të Organizuar dhe partimi i legjislacionit antimafia.
Gjithashtu, zoti Bello shprehu nevojën për një bashkëpunim dhe koordinim më të mirë të punës së strukturave shtetërore dhe vecanërisht të policisë së shtetit, prokurorisë dhe shërbimit informativ, për të garantuar jo vetëm bllokimin e skafeve dhe arrestimin e trafikantëve, por edhe ndjekjen penale, dënimin maksimal të tyre dhe shkatërrimin e prapavijave dhe burimeve të tyre financiare, që do të ndërpriste një herë e mire cdo mundësi për riaktivizimin e aktiviteteve të tilla kriminale.
Ambasadori Jeffrey shprehu vlerësimin për punën dhe arritjet e deritanishme të Qeverisë Shqiptare dhe anagzhimin e qeverisë së vendit të tij për të vazhduar asistencën për Shqipërinë. Zoti Jeffrey u shpreh së lufta kundër trafiqeve mbetet një prioritet i Qeverisë së SHBA dhe se kjo e fundit është e vendosur të ndihmojë vendin tuaj për të marrë vlerësimin e duhur në arenën ndërkombëtare nëpërmjet vlerësimit të tyre në Raportin Vjetor të Departamentit të Shtetit për Trafikun e qënieve njerëzore.
"Washingtoni, ashtu si dhe qeveria Italiane i vlerësojnë rezultatet tuaja të deritanishme për ndalimin e trafikut të paligjshëm të klandestinëve dhe të femrave që shfrytëzohen për qëllime prostituzioni, dhe theksoi se Qeveria Shqiptare duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtin ritëm për të garantuar vazhdimësinë e progresit në këtë drejtim"tha ambasadori amerikan.
Ministri Bello siguroi edhe njëherë Ambasadorin e SHBA për vullnetin politik dhe angazhimin e Qeverisë për të crrënjosur nga reagiteti shqiptar të gjitha format e trafiqeve të paligjshme.