E Diel, 1 Nëntor 2026

Ju falenderoj për mundësinë që më jepni për të njohur nëpërmjet jush opinionin publik me përfundimet e mbledhjes së parë për vitin 2004 të Kryesisë së PSSH që kryesova, e cila kishte

Ju falenderoj për mundësinë që më jepni për të njohur nëpërmjet jush opinionin publik me përfundimet e mbledhjes së parë për vitin 2004 të Kryesisë së PSSH që kryesova, e cila kishte për rend dite të arsyetonte për kalendarin e veprimeve dhe inisiativave tona politike për vitin 2004, të analizonte gjendjen politike në vend edhe mbi bazën e zhvillimeve të fundit dhe, sigurisht, duke marrë edhe informacionin më të freskët në kontaktet e nivelit të lartë të dialogut politik që unë zhvillova me nivelet e ekzekutivit, të parlamentit dhe të politikës së jashtme e sigurisë të Bashkimit Evropian.

Kryesia miratoi dokumentat përkatëse mbi bazën e të cilave aksioni i madh shumëdimensional politik për gjithë vitin 2004 do të jetë i quajtur "kuvendimi i madh me partinë dhe zgjedhësit", në funksion të prioriteteve të reformave qeverisëse, të luftës në shkallë të gjerë kundër dobësive të sistemit dhe shoqërisë, veçanërisht krimit të organizuar, trafiqeve dhe burimit të varfërisë, krahas aktivizimit të resurseve për zhvillim, sipas strategjisë kombëtare që ne zbatojmë.

Mbi këtë bazë ne do të përfshijmë në të të gjithë aktorët dhe përfaqësuesit socialistë të legjislativit, të qeverisë, të udhëheqjes qëndrore, kryesisë dhe KPD, si dhe drejtuesit dhe përfaqësuesit socialistë të të gjitha qarqeve, bashkitë dhe komunat e vendit, për shkak se partia e ka mbyllur ciklin e organizimit në terren sipas hartave elektorale të qëndrave të votimit. Do të jetë një aksion gjithë vjetor në të cilin do të shquhen tre faza. Ne do të shkojnë me gjithë përfaqësuesit politik, legjislativ dhe ekzekutiv, qëndror dhe vendor, në të gjitha komunitetet, nëpërmjet strukturës tonë partiake dhe elektorale, për të paraqitur me ta matricën e veprimeve qeverisëse dhe të reformave prioritare për vitin 2004. Për të integruar vlerësimin, shqetësimet dhe problemet që do të ngrejnë jo vetëm socialistët, por dhe zgjedhësit në territoret ku ne jemi të shtrirë në të gjithë vendin, për zhvillimin, kapërcimin e varfërisë dhe të plagëve sociale, nga papunësia deri te elementët që pakësojnë sigurinë e jetës dhe të shtetasve të lidhur me krimin dhe trafiqet. Kjo është faza e parë.

Gjithashtu mbi këtë bazë do të rishqyrtojmë politikat tona qeverisëse dhe vendimmarrëse, strategjitë dhe instrumentet e zhvillimit dhe të forcimit të shtetit ligjor që kemi përpunuar dhe do të kthehemi sërish gjatë vitit në fazën e tretë në njohjen dhe përfshirjen e të gjithë njerëzve, socialistë apo simpatizantë të tyre, qytetarë apo fshatarë, me ose pa kontakt me strukturat tona partiake, gjithë qytetarëve në mbarë vendin në detyrë, rol, kontribut, me inisiativa njerëzore dhe civile, për përshpejtimin e reformave dhe integrimin e kontributeve të shtetasve të këtij vendi në mbarë territorin me programet për zhvillim dhe integrim.

Kryesia e Partisë u njoh me sintezën e rezultateve që unë arrita në këtë dialog të nivelit të lartë politik me drejtuesit e BE-së, në të cilin ne arritëm të bëjmë një analizë frytdhënëse të ecurisë së derisotme të negociatave të hapura para një viti për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të rrisim ndjeshmërinë pozitive dhe angazhimet e BE dhe të Qeverisë Shqiptare për dinamizimin e procesit të reformave, si dhe për të ruajtur jo vetëm stabilitetin e vendit në zhvillim por edhe atë të rajonit Ballkanit Perëndimor, ku pas zgjedhjeve të fundit në Beograd janë rishfaqur elementë potencialë të pasigurisë, të destabilitetit apo të ndërprerjes në pjesën veriore të rajonit tonë të proceseve apo të reformave demokratike për integrim në Bashkim Evropian.

Vitin në të cilin kemi hyrë është një vit i ngjeshur dhe për BE-në, i cili është përpara zgjedhjeve të veta parlamentare në të 25 vendet që përbëjnë BE-në. Pas datës 10 Maj të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet e euro deputetëve, pra dhe në vendet e reja, në 10 anëtarët e rinj, dhe kjo do të çojë në ripërtëritjen e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian në gjysmën e dytë të vitit, megjithëse Komisioni aktual do të vazhdojë të punojë deri në shtator. Natyrisht, funksionarët publik, departamentet e nënpunësve dhe ekspertëve civilë nuk e ndërpresin për asnjë çast punën dhe sigurojnë vazhdimësinë. D.m.th edhe të negociatave të monitorimit dhe partneritetit me ne dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me procesin e stabilizim asociimit.

Ne arritëm që me një bisedë të hapur, të frytshme dhe të orientuar tek shqetësime të përbashkëta për përshpejtim të reformave dhe kurim të dobësive të një sistemi në zhvillim, të largojmë çdo paragjykim politik për stanjacion apo mungesë vullneti politik për thellimin e reformave në Shqipëri nga ana e maxhorancës aktuale. Drejtuesit më të lartë të BE morën në shënim me kënaqësi stabilitetin e rikonfirmuar të Qeverisë së Koalicionit për Integrim si dhe axhendën e reformave dhe të veprimeve ekzekutive prioritare që ne kemi shpallur dhe jemi angazhuar t'i zbatojmë që nga lufta kundër krimit të organizuar dhe goditjes së prapavijave të tij në ekonomi deri tek forcimi i institucioneve të shtetit ligjor dhe i legjislacionit për ndëshkimin e keqbërësve të organizuar që viktimizojnë qytetarët e pafajshëm.

Një çështje sensitive që zuri vendin e duhur në bisedimet e mia politike me drejtuesit e BE-së ishte çështja e lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë në vendet europiane. Këtë çështje ne e arsyetuam me mirëkuptim të përbashkët në funksion të paketës së reformave specifike që ka ndërmarrë Qeveria që unë drejtoj dhe që do të thellohen duke dhënë produkte këtë vit, të quajtura "Paketa Shengen", e cila përfshin që nga zbatimi i instrumenteve specifik të strategjisë së menaxhimit integrues të kufijve, që me standartet euroatlantike zbatohen edhe në Shqipëri ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, siç është zbatuar në Bullgari dhe në Rumani që fituan të drejtën e lëvizjes së lirë me hapësirat Shengen, si dhe të treguesve të legjislacionit dhe të performancës së policisë së shtetit, prokurorisë, sistemi gjyqësor, axhensive të luftës kundër kriminalitetit apo kundër pastrimit të parave dhe trafiqeve të ndryshme që në Shqipëri ka programe partneriteti dhe objektiva të përcaktuara qartë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të çrrënjosur elementët e dobësisë së kufijve të tregut dhe të kufijve të shtetit për trafiqet e veprimtari që qarkullojnë para të pista. Në këtë binom të ecurisë së intensifikuar të masave dhe veprimeve të "Paketës Shengen" që do të drejtojë Qeveria Shqiptare në 9 muajt e pas këtij viti do të krijohen stimuj politikë që Komisioni Europian dhe Parlamenti të strukturojnë direktivën për zgjerimin e hapësirave të lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë, të zgjerimit të kontigjentit të vizave afatgjata për kategori më të gjera qytetarësh, jo vetëm të funksionarëve publik apo të sipërmarrësve, por veçanërisht për fëmijët dhe pjestarët e brezit të tretë që duan të bashkojnë pjesën e mbetur të jetës së tyre me fëmijët në emigracion apo të vendosur në vendet e Evropës, pra prindër 60 vjeç e të tjera, apo bashkim familjesh, bashkëshortësh me njëri-tjetrin apo dhe fëmijët, sipas rrethanave të legalizimit të tyre në vendet e Europës. Pra, bëhet fjalë për shtetas shqiptarë.

Ky është një angazhim i përbashkët që do të vendoset në një program veprimesh të monitoruar nga Qeveria dhe Task Forca që shoqëron negociatat për stabilizim asociim e Komisionit Europian me Shqipërinë, si dhe do të garantohet zbatimi i tij me programe binjakëzimi dhe asistencën specifike të Komisionit Evropian dhe të vendeve anëtare të BE-së për nivelet e larta e eksperte të administratës publike në Shqipëri me praktikat dhe instrumentet që kanë punuar dhe punojnë në nivelet respektive të administratës në vendet e BE, që nga vendet fqinje, Italia dhe Greqia, deri tek Gjermania, Anglia etj. Ky program binjakëzimi parashikon që funksionarë të lartë dhe ekspertë të vendeve anëtare të BE-së të vijnë të punojnë bashkë me ne në zyra prioritare të administratës publike në këtë funksion, si dhe specialistë e drejtues të lartë të administratës publike shqiptare, civile dhe jo politike, të bëjnë të njëjtën gjë duke punuar dhe njohur nga afër ekspertizën dhe përvojën në dikastere apo agjenci të administratës civile në vendet e BE që nga fqinjët deri në pjesën qëndrore të Kontinentit. Natyrisht, përparësi në mënyrë bilaterale ne do t'i kushtojmë edhe marrjes së të gjithë përvojës dhe informacionit mbi të njëjtin proces që ka kryer Bullgaria dhe Rumania, me të cilët Qeveria e Shqipërisë dhe unë personalisht, si lider i maxhorancës, kemi marrëdhënie shumë miqësore dhe shumë premtuese për bashkëpunime prioritare edhe në këtë fushë.

Gjithashtu, ne ramë dakord që të përcaktojmë menjëherë procedura më të qarta dhe më të shpejta për disbursimin e fondeve të programit CARDS që konsolidon kapacitetet tona administrative dhe institucionale, si dhe të përcaktojmë prioritetet dhe sektorët ku programet e binjakëzimeve do të sjellin kontakte bashkëveprimi më të shtrira në kohë gjatë këtij viti dhe më tutje midis administratave të vendit tonë dhe të vendeve të BE nën stimulimin dhe monitorimin e Komisionit Evropian.

Natyrisht, një aspekt shumë i rëndësishëm dhe dobiprurës i këtij dialogu politik midis meje dhe drejtuesve të BE ishte gjendja në rajon, kontributi i Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe për të përshpejtuar dhe garantuar ecurinë e mbarë të procesit të reformave për asociim dhe për integrim në BE jo vetëm në Shqipëri apo Kroaci e Maqedoni, por dhe në Bosnje-Hercegovinë, në Serbi-Mali i Zi dhe, natyrisht, dhe në Kosovë mbi bazën e mekanizmit specifik të ankorimit dhe të Kosovës në procesin e stabilizim asociimit që është vendosur dhe po zbatohet me një marrëveshje specifike midis UNMIK-ut dhe institucioneve kosovare me Komisionin Evropian. Për të gjitha këto u gjend mirëkuptimi i nevojshëm me bashkëbiseduesit dhe të gjitha këto reflektojnë përmbajtjen pozitive të të gjithë bisedimeve dhe angazhimeve reciproke të riaktivizuara.

Në funksion të këtyre detyrave prioritare për kalendarin politik të këtij viti, që nuk është vetëm kalendar i socialistëve, sepse ne jo vetëm që qeverisim, por dhe procesin e reformave për integrim nuk e kryejmë vetëm në dobi të anëtarëve apo të simpatizantëve tanë, do të jetë një veprimtari politike që do të përfshijë jetën dhe skemën politike të vendit, në qendër dhe në bazë, gjatë 2004. Ne duam që reformat e mëdha të integrimit t'i bëjmë me frymë bipartizane apo jo partizane, t'i bëjmë në favor të të gjithëve, t'i bëjmë së bashku me opozitën dhe prandaj do të kërkojmë në mënyrë të qëndrueshme dhe të pandërprerë kontributet e opozitës jo në debate shterpe dhe në konflikte që sjellin fushata elektorale të parakohshme përballë institucioneve që do të kryejnë detyrat qeverisëse dhe kushtetuese, por nëpërmjet komisioneve, inisiativave bipartizane dhe më gjerë, me të cilat do të fillojnë të miratohen, të pasurohen dhe të zbatohen projektet e mëdha të reformave të integrimit evropian të vendit, konsolidimi i institucioneve të shtetit ligjor, arritja e më shumë rezultateve në luftën e policisë së shtetit dhe të gjyqësorit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve, pjesëmarrja e të gjithëve dhe autoriteteve vendore që i takojnë opozitës në zbatimin e programeve për zhvillim dhe të luftës kundër varfërisë dhe të komuniteteve në nevojë, veçanërisht në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë, si dhe të gjitha përmirësimet e tjera që janë evidentuar duke nisur nga miratimi dhe fillimi i zbatimit të ligjti të kthimit dhe kompensimit të pronave të ish pronarëve, si dhe i procesit të strukturimit qysh sivjet të integrimit të ish të përndjekurve nga regjimi komunist në programet e zhvillit dhe të asistencës financiare buxhetore, që do të mbështeten me resurse të programuara gjatë vitit në vazhdim.

Gjithashtu miratuam në Kryesi shtrirjen e bashkëqeverisjes me partneret e Koalicionit për Integrim, pesë partitë që e përbëjnë atë, edhe në nivele të dyta, zëvendësministrash dhe prefektësh, të cilat sipas kompetencave kushtetuese do t'i miratojë Qeveria, besoj në mbledhjen e radhës duke vazhduar të ftojmë dhe të integrojmë aktorë dhe njerëz ekspertë dhe përfaqësues me eksperiencë me curriculume kompetitive për kryerje detyrash që janë të së njëjtës rëndësi me ato që kryejmë ne socialistët në axhendën e integrimit dhe të zhvillimit të vendit.

Faleminderit. Jam i hapur për pyetjet tuaja.

Pyetje: Opozita deklaron se nuk është parashikuar në Buxhetin e Shtetit asnjë fond për kompensimin e ish pronarëve dhe ish të përndjekurve. Komenti juaj?

Z. Nano: Buxheti i Shtetit kur hartohet, (tani ai është miratuar), merr parasysh detyrimet ligjore të lindura, pra, për legjislacion të miratuar. Prandaj, deri më tani nuk janë përfshirë burime të programuara dhe të miratuara nga Kuvendi në Buxhetin e 2004-ës për këto dy probleme dhe kategori sensitive. Por çështja nuk është e mbyllur. Me tu miratuar Ligji "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", besoj në dy javët e ardhshme, siç ka hyrë në axhendën e Kuvendit të Shqipërisë, Qeverisë i lind detyrimi për të identifikuar resurset dhe për të kërkuar plotësimin e Buxhetit nëpërmjet një amendimi kushtetues në Kuvend dhe për mbështetjen e zgjidhjes financiare të këtyre problemeve. E njëjta gjë është për ish të përndjekurit, me të cilët po negociohet dhe krahas ekspertizës së grumbulluar në muajt e negociatave që kanë kaluar nga Qeveria, që kërkon edhe mirëkuptimin e spektrit politik dhe parlamentar në Shqipëri për të mos abuzuar më me nevojat e problemet e tyre shqetësuese, por për të krijuar së bashku një kuadër ligjor, të mbështetur dhe financiarisht që akseleron procesin e plotësimit të nevojave të tyre, të integrimit të tyre në zhvillimin e madh kombëtar si dhe kompensimit të nevojshëm për këtë qëllim.

Pyetje: Do të zbatohet statusi në lidhje me deputetët të cilët kanë votuar kundër Qeverisë në Parlament?

Z. Nano: Ne e dimë se kush nuk ka marrë pjesë dhe për çfarë arsyesh nuk ka marrë pjesë. Askush, përfshi edhe mua, nuk ka autoritetin që të mos zbatojë statutin e miratuar nga Kongresi i fundit i PSSH dhe cilido që do ta shkelte në kapërcim të së drejtës apo në mungesë të disiplinës statutore Statutin, ne kemi institucionet që i arsyetojnë këto çështje duke vendosur drejtësinë e Statutit të barabartë për të gjithë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›