E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot afati i fundit, për legalizimin e objekteve në Maqedoni

Qeveria, partitë politike dhe subjektet e ndryshme në Maqedoni, kanë apeluar qytetarët që të dorëzojnë kërkesat për legalizimin e objekteve dhe atyre pa leje.
Ditën e sotme në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për legalizimin e objekteve të egra, ndërsa komunat dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve po punojnë në kushte emergjente dhe me orare të stërzgjatura, për të plotësuar nevojat e qytetarëve që dorëzojnë kërkesat.
Sipas të dhënave të fundit të ditës së premte nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, janë dorëzuar mbi 280 mijë kërkesa të qytetarëve dhe subjekteve juridike në këtë dikaster dhe komunat e vendit.
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë dorëzuar mbi 50 mijë kërkesa për legalizim. Jehona më e vogël e dorëzimit të kërkesave është në zonat rurale.
Thirrjet për dorëzimin e kërkesave i kanë bërë edhe kryetarët e komunave, partitë politike kryesisht të koalicionit qeveritar si dhe subjekte të tjera, me qëllim që qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për të legalizuar objektet e tyre të palegalizuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›