Greqi, mediat, pritet ulje e ekonomisë

Ekonomia në krizë e Greqisë pritet të shënojnë një rënie prej 5% këtë vit, duke rënduar punën e qeverisë që të ulë deficitin buxhetor.
Gjendja e dobët ekonomike shkaktoi edhe ndërprerjen e bisedimeve mes Athinës zyrtare dhe me inspektorët e FMN-së, Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.
Sipas njoftimeve të shtypit grek, shkak i dështimit të bisedimeve ishin mosmarrëveshjet rreth reformave ekonomike që Greqia kishte premtuar.
Ndërkohë, statistikat e qeverisë greke tregojnë se të ardhurat nga taksat janë ulur, ndërsa më herët inspektorët e trojkës akuzuan qeverinë se nuk ka vepruar me shpejtësi për të privatizuar pronat shtetërore si dhe është vonuar reforma e ligjeve të pensioneve dhe punës.