E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit e Bleones Tani vetegjyqesi

TIRANE-Familjareve te vogelushes 7-vjecare u soset durimi per mungesen e zbulimit te zhdukjes se saj. Bleona Mataj rezulton e zhdukur prej 22 majit te ketij viti diten kur ajo ndoqi kusherirat e saj me te medha gjate kullotjes se bagetive ne mal. Prinderit e vogelushes nga Zapod i Kukesit kercenojne deri ne vetegjyqesi nese hetuesit nuk e marrin seriozisht zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e vajzes se tyre. E perditshmja Gazeta Shqiptarepublikon te plote letren qe prinderit e Bleones i shkruajne presidentit Bamir Topi kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit te Brendshem Lulzim Basha.

Zona jone ka qene dhe eshte nje zone me kulture te larte. Ka qene zone qe ka zbatuar gjithnje ligjin dhe shtetin respektin ndaj njeri-tjetrit dhe shtetin.
Kemi pasur dhe kemi besim te patundur te shteti pasi ai eshte garanti i jetes sone e femijeve tane. Duke pasur kete besim Ju drejtohemi per here te fundit per mos tna lini te behemi kriminele sepse edhe durimi ka nje kufi.

Prinderit me tej shprehen se fajtori fshihet pikerisht pas 5 vajzave por policia sipas tyre ka punuar dobet.
Jemi te bindur se keni qene te informuar sadopak nga mediat per humbjen e vajzes 7-vjecare me 22 Maj. Policia e Shtetit se bashku me organet e tjera kane punuar dhe i kemi ndihmuar me cdo hollesi qe kane pasur nevoje por ne fund te fundit deri tani ata skane percaktuar asnje piste asnje person i ndaluar dhe ata persona qe merren ne pyetje merren sa per sy dhe faqe ose ka dicka mes tyre. Ne u kemi sugjeruar organeve te hetuesise e prokurorise
Te hetohen te 5 vajzat pasi prapa tyre jane grabitesit Pasi cdo dite kane pasur biseda telefonike dhe eshte dhene vendndodhja e vajzave me lope.
Marrja e Bleones nga fusha dhe cuarja ne mal ashtu sic ishte e paveshur mire e paushqyer dhe ne te ftohte deshmon se ndonjera po nga keto vajza eshte autore e shitjes se saj.
Sipas prinderve te vogelushes se zhdukur kontrolli i here pas hershem qe i behet malit duket si justifikim per te mbyllur ceshtjen dhe me pretendimin se organet policore kane punuar mjfatueshem.
Kjo eshte puna e tyre por mali pas 4 muajve te kontrollohet ne nje kohe kur mali eshte kontrolluar dy jave me nga 400-500 vete cdo dite neve na duket se duan te mbyllin ceshtjen.
Pas fakteve te percjelle me siper Prinderit i luten Presidentit kryeministrit dhe ministrit te Brendshem te vleresojne lutjen pasi mendimi i hakmarrjes nje prej te cileve po u vlon ne koke.
Ne ju bejme thirrje ju ne radhe te pare si kryefamiljar dhe se dyti si udheheqes me te larte te shtetit si President si Kryeminister dhe Minister i Puneve te Brendshme te vleresoni kerkesen dhe lutjen tone pasi ne nuk kemi me kujt ti drejtohemi tjeter
Te nderuar udheheqes mendoni per nje cast sikur te ishte femija juaj
A do tju zinte gjumi Me besim te plote tej Ju dhe organet e shtetit qe te ndihmoni ne gjetjen e vajzes te fillojme edhe ne pune te ndalojme kerkimet tona se mbetem rrugeve. Shtepise sone tia heqim mjegullen e mortit dhe mendimet e hakmarrjes citon letra e publikuar sot e plote ne Gazeta Shqiptare.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›