E Diel, 1 Nëntor 2026

Vangjel Tavo ve kushte per te qendruar ne grupin parlamentar te PS

Deputeti i Partise Socialiste ne Qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo foli sot per here te pare pas nje deklarate te shperndare pak kohe me pare ku pohonte largimin nga grupi Palamentar i Partise Socialiste. Zoti Tavo u shfaq me nje grup perkrahesish te tij ne Gjirokaster disa prej te cileve emra te njohur te deges vendore te Partise Socialiste. Zoti Tavo tha se vendimi i tij i bere i njohur pak dite me pare nuk ishte i formes se prere. Ai tha se i kishte lene afat drejtuesve te Partise Socialiste deri me 29 tetor lidhur me disa kushte qe kishte paraqitur dhe ne te kundert nuk do ti bindej vendimeve te grupit parlamentar.

Deputeti socialist tha se ne PS-ne e Gjirokastres aktualisht ekziston nje konflikt i madh dhe per kete i kishte kerkuar kryetarit Edi Rama dhe Sekretarit te Pergjithshem Gramoz Ruci zgjidhjen e situates . Ne krye te deges vendore te socialisteve duhet zgjedhur nje kryetar konsensual deklaroi zoti Tavo duke parashtruar keshtu nje nga kushtet e tij qe duket se nuk eshte pranuar nga udheheqja e kesaj partie. Deputeti socialist foli dhe per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit duke u shprehur se votat ne Gjirokaster nuk jane vjedhur por jane shitur nga vete socialistet. Perplasjet e brendshme ne radhet e socialisteve ne Gjirokaster vijne ne nje kohe kur ne degen vendore ende nuk jane bere zgjedhjet per drejtimin e ri.

Kontrolli i degeve vendore eshte mjaft i rendesishem per rrymat politike per emerimin me pas te kantidateve per njesite vendore per zgjedhjet e majit te vitit te ardhsem.Demokratet nga ana e tyre ende nuk kane nisur diskutimet per paraqitjen e emrave te pritshem per garen e zgjedhjeve vendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›