Sot debati i pare televiziv Obama-Romney

Presidenti amerikan Barak Obama dhe rivali i tij, republikani Mitt Romney zhvillojnë sot debatin e tyre të parë televiziv mbarë kombëtar. Debate do të zhvillohet në Denver te Kolorado dhe do t'i kushtohet çështjeve të brendshme si ekonomisë dhe kujdesit shëndetësor. Ish- guvernatori i Massachusets u tha përkrahësve se debati është rreth diçkaje më të madhe se sa nëse ai ose presidenti do ta mundin njëri- tjetrin.
"Këto debate janë një mundësi për secilin prej nesh për të përshkruar rrugë përpara për Amerikën që ne do të zgjidhnim. Dhe amerikanët do të bëjnë zgjedhjen se çfarë lloj Amerike duan. Ne nuk mund të përballojmë më 4 vjet të tjera si 4 vitet e fundit"- tha Romney.
Çështjet e politikës së jashtme do të diskutohen në debatin e dytë dhe të tretë, të planifikuar për në 16 tetor dhe 22 tetor.
Sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se Obama ka një avantazh të rëndësishëm mbi Romney në shumë prej shteteve vendimtare.
Një nga shtetet më të rëndësishme është Ohio. Asnjë republikan nuk e ka fituar presidencën pa fituar votat elektorale të Ohajos dhe asnjë demokrat nuk ka fituar pa Ohajon që prej fitores së John F. Kennedit në vitin 1960. Analistët thonë se debatet mund të jenë shansi më i mirë dhe i fundit i zotit Romney për të ringjallur fushatën e tij dhe për të ndryshuar drejtimin e garës.