Rusia paralajmeron NATO-n per Sirine
Rusia paralajmëron NATO-n dhe vendet e Lindjes së Mesme të mos kërkojnë justifikime për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri.
"Në vazhdën e kontakteve me partnerët e NATO-s dhe të rajonit kërkuam të mos gjendjen pretekste për një skenar force apo iniciative si korridoret humanitare apo zonat e ndërmjetme"- deklaroi zëvendës ministri i jashtëm rus, Ghennadi Gatilov.
Ai ftoi gjithashtu Sirinë dhe Turqinë të qetësojnë situatën në kufirin mes tyre. Ndërkohë situata në Siri sa vjen e përkeqësohet, të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të plagosur nga tre shpërthime me bomba në qendër të qytetit të dytë më të madh në Siri, Aleppo. Lajmin e kanë bërë me dije zyrtarët vendas. Forcat qeveritare kanë luftuar me rebelët për disa javë për kontrollin e Aleppos . Një ditë me parë një prej drejtuesve të lartë të grupit terrorist libanez të “Hezbollah” mbeti i vrarë gjate luftime në Siri. Besohet se Nassif ishte pjesë e një toge ushtarësh, të cilët ranë në kurthin e Ushtrisë së Lirë Siriane.
Një organizatë ekstremiste shiite libaneze, “Hezbollah”-u përfshi në listën e vendeve terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Izraeli.