E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri indian fyen femrat E humbin sharmin kur plaken

Një ministër indian kërkoi falje pas komenteve se gratë humbin luftën e tyre me moshën. Sriprakash Jaisëal, u shpreh në një mbrëmje poetike të gjuhës Hindu në lidhje me fitoren e Indisë ndaj Pakistanit në kriket se “fitorja e re ka rëndësinë e saj sepse kur koha kalon fitoret vjetërohen ashtu si edhe gratë të cilat e humbasin sharmin e tyre kur plaken”.
Këto komente kanë ngjallur reagimet e forta të shoqatave të femrave, të cilat i kanë konsideruar si fraza krejtësisht të papërshtatshme.
“Më kanë cituar jashtë kontekstit në një moment kur po bëja shaka. Nuk kam dashur të ofendoj gjininë femërore”, ka bërë të ditur në një komunikatë ministri.
“U kërkoj të falur të gjithëve nëse janë prekur nga komentet e mia”, shtoi Jaisëal. Pas komentet qe u trasmetuan ne te gjitha kanalet televizive, grupet e grave dhe partitë e opozitës kritikuan ministrin dhe ai kërkoi falje.
Kryetarha e Komisionit Kombëtar për Gratë, Mamta Sharma, tha se komentet e ministrit ishin "shumë të ardhur keq".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›