E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad Perendimi po ben lufte ekonomike

Irani nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor dhe do të rezistojë ndaj luftës ekonomike që është nisur nga perëndimi. Është ky mesazhi që presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka dashur të japë ndaj vendit të tij, i cili është në krizë financiare dhe regjistron një rënie të lirë të valutës vendase dhe me një inflacion galopant. Në një konferencë për shtyp të transmetuar nga televizioni publik, Ahmadinexhad ka deklaryar se sipas tij perëndimi ka arritur të pakësojë shitjet e naftës së papërpunuar por shteti do i kompensojë humbjet. “Nuk ka arsye ekonomike për rënien rekord të valutës iraniane, k vazhduar presidenti. Nuk ka asnjë problem në buxhet. Ajo që po godet Iranin është një inflacion i vendosur nga jashtë. Sanksionet për naftën që janë aplikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, mes janarit dhe korrikut të këtij viti, kanë provokuar një rënie të eksportit të lëndës së parë deri në 55 për qind. Që nga viti 2010 ndër të tjera Irani është vendosur nën një embargo financiare, dhe kështu që nuk mund të paguhet as në dollarë dhe as në euro. Monedha vendase rial ka humbur brenda nëj viti më shumë se 80 për qind të vlerës së saj. Nëse dikur ishte në kuotën 13 mijë në krahasim me dollarin tashmë duhen 37.500 për të blerë një dollar amerikan. Por Ahmadinexhad ka siguruar se Banka qendrore iraniane ka burime të mjaftueshme për të përballuar situatën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›