Tirana nen uje fekale frike per epidemi

Banoret Frike per semundje infektive. Bashkia ne dijeni per gjendjen por nuk nderhyn
Nje zgjim i kobshem dhe nje tmerr qe vazhdon sa here qe qielli nxihet dhe nise shiu. Dje ne mengjes dhjetera shtepi ne zonen e Kryqit te Kuq ne rrugen Don Bosko jane zgjuar qe me nate per te hequr ujin qe u kishte permbytur shtepine. Pa zbardhur mire dita banoret e zones kane nxituar te nxjerrin nga shtepia familjaret dhe orendite shtepiake. Kanalet e ujerave te zeza te Tiranes kane shperthyer ne shtepite e tyre madje tek njera prej shtepive te zones ka ndare ate mes per mes. Kryefamiljari Artur Gero tregon se kanalet e bllokuara permbysin shtepi e rruge te kesaj lagjeje sa here qe bie shi. Per banoret e kesaj zone shiu eshte kthyer ne nje tmerr te vertete pasi sipas tyre ndonese Bashkia e Tiranes ndonese eshte ne dijeni per gjendjen ajo vazhdon te mbetet e njejte.
Permbytja
Ishte ora 820 e mengjesit kur Daniela 6-vjecare me fshese dhe kove ne dore largonte nga shtepia fekalet e perziera me shi. Edhe pse nje dite normale shkolle ajo dje kishte braktisur mesimin dhe bashke me te emen dhe te atin largonin pa pushim ujin nga shtepia. Per familjen Gero mengjesi i djeshem ishte rituali i zgjimit prej me shume se 8 vitesh dhe kjo ndodhte sa here qe moti sillte shi.
kur bie shi jetojme me friken ne do mund ta kalojme edhe kesaj here. Me eshte permbytur e gjithe shtepia. Kemi thirrur disa here bashkine por serish nuk eshte bere gje nuk kemi ku te jetojme por edhe mes fekaleve dhe permbytjeve nuk mundemi me-shprehet Gero.
Familje te tjera jetojne nen kthetrat e permbytjeve. Sipas tyre gjendja eshte shume e rende por shperthimi i kanalit te ujerave te zeza ngjall frike per semundje infektive qe u kanosen jo vetem atyre por edhe te gjithe banoreve te zones.
nje here ne dy dite detyrohemi ti cojme ne spitale deri tani femijet kane shpetuar me ndonje ftohje por ne i druhemi se keqes se mos shperthen ndonje semundje infektive dhe do na perpije te gjitheve-shprehet nene Metja.
Dita e djeshme ka qene e veshtire edhe banoret e tjere te zones te cilet pohojne se per te mos humbur punen jane detyruara te dalin nga shtepia me cizme dhe ti braktisin ne dyqanin e lagjes. Po keshtu edhe per femijet ku Meremja tregon se per te cuar dy femijet e saj ne shkolle i ka marre ne krah njerin pas tjetrit.
Rruget
Jo vetem shtypite por edhe rruge e rrugica te kesaj zone vuajne kete fat. Bllokimi i kanaleve kulluese sjell gjithmone probleme. E megjithate banoret bejne te ditur se Bashkia e Tiranes eshte vene ne dijeni dhe se ne nje rast kjo e fundit ka shkuar ne zone por serish nuk ka ndryshuar asgje. Problemet vijojne edhe me tej ku rruga dytesore qe lidh zonen me kryqezimin e Zogut te Zi bllokohet per shkak te vershimit te ujit ne rruge. Drejtuesit e automjeteve detyrohen te kalojne terthore duke shmangur keshtu rrugen normale. kjo gjendje vazhdon prej vitesh jo vetem qe nuk kalohet me makine por edhe kalimtaret nuk kane mundesi per kalimin e rruges-shprehet drejtuesit e automjeteve. Mengjesi i djeshem ka gjetur te permbytura edhe disa rruge te kryeqytetit. Ku reshjet e dendura te shiut dhe kanalet e bllokuara kane shkaktuar permbytje ne disa akse te Tiranes nderkohe qe problematike ka qene qarkullimi i automjeteve si pasoje e intensitetit te larte te tyre.