E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia jashte hartes se terrorizmit

Kreu i antikrimit dhe antiterrorist ne Policine e Shtetit ka mohuar qe vendi yne te jete i rrezikuar nga terrorizmi por mund te jete nje pike kalimi apo strehimi i personave qe marrin pjese ne akte. Megjithate ai ka thene se cdo gje eshte ne monitorim te plote nga sherbimet e posacme. Rikthimi i alarmeve per akte te mundshme terroriste ne disa vende te Evropes ka bere qe masat e sigurise dhe agjencite e sherbimit te inteligjences te rriten. Gjermania Britania Franca dhe vendi me afer nesh Italia jane disa nga shtetet qe jane paralajmeruar per sulme te mundshme. Informacionet se terroristet kerkojne te godasin qendra dhe objekte masivisht te frekuentuara nga njerez ka mberritur edhe ne Shqiperi. Sipas Jashar Vretorit puna per evidentimin e levizjeve te dyshimta nuk mbetet vetem tek portet apo aeroportet por ne vendet e dyshuara ku rekrutet e organizatave terroriste mund te gjejne strehim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›