Gripi sezonal mberrin ne vend kontingjenti i pare me 70 mije doza vaksinash
ISHP hodhi dje ne treg rreth 70 mije doza me vaksina kunder gripit sezonal. Vaksinat jane shperndare ne te gjitha farmacite e vendit dhe sipas farmacisteve kane filluar te shiten.
Nderkohe qe ne te gjitha qendrat shendetesore situata sa po vjen e po rendohet. Ne pediatrine e QSUT-se me shume se 230 femije ne dite pas vizites se mjekut rezultojne qe rezultojne te prekur nga virozat e stines dhe gripi sezonal. Sipas specialisteve te ISHP-se vaksina kunder gripit sezonal do te jete e disponueshme vetem per disa grupe te caktuara pasi ajo nuk eshte e perfshire ne kalendarin kombetar te vaksinave nderkohe qe te gjithe qytetaret mund te drejtohen ne farmaci per ta blere ate kundrejt nje shume rreth 1400 leke. Vaksina kunder gripit sezonal permban shtame kunder tre viruseve. Nje nga te cilet eshte ajo kunder gripit pandemik qe perfshiu nje pjese te konsiderueshme te vendeve te botes. Edhe pse virusi tashme eshte i pranishem ne te gjithe vendin disa persona nuk deshirojne ta blejne vaksinen per shkak te frikes se efekteve anesore qe ajo mund te japi.
Rekomandimet
Mjeket pediater dhe ata infeksioniste keshillojne qe vaksina kunder gripit sezonal te behet duke filluar rreth mesit te muajit tetor per te shmangur komplikacionet pasi sipas tyre ne fund te ketij muaji pritet te rritet numri i te prekurve me grip dhe situata te rendohet me shume. Ata shprehen se ndryshe nga vite me pare kur vaksinimi kunder gripit fillonte ne fund te muajit tetor dhe vazhdonte per gjate gjithe muajit nentor eksperienca e dy viteve te fundit u ka treguar se simptomat e para fillojne qe ne mesin e muajit shtator. Mjeket patologe ne disa qendra shendetesore shprehen gjithashtu se sivjet vaksinimi duhet te kishte filluar pasi trupi i njeriut do me shume se nje muaj kohe mbas vaksinimit qe te fitoje imunitet kunder virusit te gripit. Pjesa me e madhe e femijeve qe jane shtruar ne spitalin pediatrik te QSUT-se vuajne nga virozat e stines dhe ne vecanti ato qe prekin rruget e frymemarrjes. Por problematike sipas mjekeve pediater mbeten edhe semundjet infektive si varicela si pasoje e te ciles cdo dite paraqiten femije te grupmoshave te ndryshme madje ka dhe raste te shtruara te cilet shfaqin komplikacione.
Mjeket keshillojne qe prinderit te drejtohen prane qendrave shendetesore ose tek mjeku i familjes ne rast se komplikacionet si temperatura e larte vazhdojne per disa dite. Ata rekomandojne gjithashtu mos frekuentimin e ambienteve kolektive nderkohe qe nuk keshillojne perdorimin e antibiotikeve apo ilaceve te tjera pa rekomandimin e mjekut.
Rreziku
Sipas specialisteve personat qe rrezikojne me shume per tu prekur jane femijet te moshuarit dhe te semuret kronike duke qene se trupi i tyre ka imunitet shume te dobet. Per kete kategori vaksina kunder gripit eshte e domosdoshme sepse komplikacionet dhe pasojat mund te jene me te renda se tek personat e tjere me te shendetshem. Aktualisht te semuret kronike te moshuarit dhe femijet e vegjel jane prekur nga infeksionet e siperme ne rruget e frymemarrjes ose sic e quajne mjeket rinoviroza. Por nuk perjashtohen as semundjet e tjera me origjine virale apo bronkopneumonite me origjine bakteriale. Sipas specialisteve gripi eshte shume me i rende se virozat e stines pasi nese ai nuk parandalohet duke u vaksinuar apo duke marre medikamentet e keshillueshme mund te kete efekte te parikuperueshme ne shendetin e njeriut. Ata shprehen se ndryshe nga vite me pare kur vaksinimi
Rekomandimet
Te mos konsumohet uje i ftohte
Te konsumohen sa me shume lengje ne temperature ambienti dhe caj jo shume te nxehte
Veshjet te jene ne baze te temperatures se ajrit
Te konsumohen lengje pa gaz dhe ushqime te fresketa e te kontrolluara
Keshillohet sidomos lengu i portokalltit
Perdorimi i frutave me vitamine C
I domosdoshem vaksinimi antigrip sidomos per te semuret kronike femijet dhe te moshuarit
Keshillohet higjiene maksimale vetjake ne ambientet e shtepise dhe punes
7 Tetor 2010