E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Samiti i NATO-s në Vilnius, Rama takon Mitsotakis, kryeministri grek: Zgjidhni çështjen “Beleri”

Kryeministri Edi Rama, i cili po merr pjesë në takimin e krerëve më të lartë të NATO-s në Vilnius, Lituani, ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Takimi mes dy kryeministrave është pjesë e disa takimeve dypalëshe, që kreu i qeverisë shqiptare ka planifikuar të zhvillojë gjatë këtij Samiti. Ai u paralajmërua edhe nga gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, e cila po ndjek nga afër punimet për samitin e NATO-s në Vilnius.  

Takimi mes Ramës dhe Mitsotakis zhvillohet në sfondin e disa deklaratave, kryesisht në nivelin e ministrave të jashtëm, lidhur me arrestimin e Fredi Belerit për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Ndërkohë, sipas medias CNN.gr, Mitsotakis në takim ka kërkuan zgjidhjen e çështjes “Beleri”, duke theksuar se në Shqipëri është shtet i së drejtës.

Beleri fitoi me një numër të vogël votash në Bashkinë e Himarës, por është në burg për korrupsion në zgjedhje.

Qeveria greke e ka komentuar rastin në fjalë si sulm me prapavijë politike, orientuar kundër minoritet grek në Himarë. Qeveria shqiptare ka deklaruar prerazi se rasti në fjalë është objekt i drejtësisë dhe jo i politikës.

Kjo çështje duket se do të jetë edhe kryefjala e këtij takimi.     

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›