E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dita e botërore e mjedisit

Pedagogë dhe aktivistë të mjedisit kritikojnë ministrinë e mjedisit për punën e dobët në mbrojtjen e një mjedisi të pastër dhe të shëndoshë. Ata kërkojnë shtimin e programeve mjedisore nga ana e ministrisë me efekte konkrete dhe jo thjesht administrative, në shërbim të ruajtjes së ekosistemeve dhe mjedisit të shëndetshëm. 5 Qershori njihet si dita botërore e mjedisit ndërsa me këtë rast në Tiranë, organizohet Konferenca Ndërkombëtare e Ekosistemeve. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zv.ministri i bujqësisë Tokli Thomai si dhe studentë e aktivistë të mjedisit. Në fjalën e tij për mikrofonin e “Ora News”, kordinatori i kësaj konference, pedagogu Hysen Mankolli thotë se duhen shtuar nismat dhe përkujdesjet nga ana e ministrisë së mjedisit për një ambjent të shëndoshë.
Aktiviteti vijon me një sërë prezantimesh të ekosistemeve të përgatitura nga pedagogë të universiteteve shqiptare si dhe ato të rajonit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›