Ish presidenti tentoi të vetëvritet në burg

Ish presidenti i Tajvanit, Çen Shiu-bian tentoi të vetëvritet në burg, ku mban 20 vjet dënim me burg, por sigurimi kishte intervenuar me kohë dhe e ndaloi, kumtoi Ministria e Drejtësisë, lajmëroi DPA.
Çen mbrëmë vonë e ka përdorë peshqirin në banjë në qelinë e tij, që të vetëvritet. Atë e ka bërë në shenjë të protestës kundër aktvendimit.
Çen Shiun-bian udhëhoqi me vendin nga viti 2000 deri në vitin 2008. Ai ishte arrestuar në nëntor të vitit 2008 dhe është dënuar për përvetësim të mjeteve shtetërore, marrje ryshfet dhe larje të parave përmes llogaribe në bankat zvicerane./Indeksonline/