Sot është Dita e të Pagjeturve

Prishtinë, 30 gusht - Sot është Dita e të Pagjeturve. Në Kosovë, edhe sivjet, kjo ditë shënohet në shenjë të pritjes së rezultateve të vonuara të përpjekjeve për ndriçimin e fatit të mbi 1.800 personave të pagjetur. Kjo ditë do të shënohet me një varg veprimtarish që kujtojnë dhembjen për ta.
Autoritetet e Kosovës e kritikojnë Beogradin zyrtar për ngecjen e procesit për ndriçimin e fatit të këtyre personave. Ato i bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar që të shtojnë presionet ndaj Beogradit që të mos i përdor çështjen e të pagjeturve për qëllime politike. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një deklaratë të publikuar në prag të Ditës së të Pagjeturve, ka përsëritur se përgjegjësinë për ngecjen e procesit për ndriçimin e fatit të të pagjetyrve e mban Qeveria e Serbisë. “Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë shtruar në çdo instancë ndërkombëtare çështjen e të zhdukurve, duke kërkuar që të rritet presioni ndaj Serbisë, me qëllim që ajo t’i paraqesë të gjithë të dhënat që ka për secilin rast. Qeveria e Serbisë mban përgjegjësi për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur më 1998-’99. Serbia ka të dhëna të sakta për tërë atë që ka ndodhur gjatë asaj kohe”, ka thënë Presidenti Sejdiu. Presidenti i Kosovës i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar që “të jetë më konstruktiv, të heqë dorë nga obstruksionet dhe të ndihmojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve”. Ai ka theksuar se “zbardhja e fatit të të zhdukurve do ta lehtësonte udhën e pajtimit në mes popujve të rajonit dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimit të tij euroatlantik”.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka vlerësuar se moszgjidhja e çështjes së të zhdukurve e bën të pamundur pajtimin e vërtetë, në shtetet e Ballkanit Perëndimor. KNKK ka vlerësuar se problemi i të pagjeturve do ta pamundësojë bashkëjetesën në Kosovë, edhe në të ardhmen. “Nëse nuk zgjidhet problemi i të zhdukurve, ai ka gjasa të bartet edhe tek gjeneratat e ardhshme dhe ta pengojë bashkëjetesën në Kosovë, ka thënë zyrtarja e KNKK-së që aktualisht drejton grupet punuese të Prishtinës e Beogradit për të zhdukurit, Marie Astrid Blondiaux. Ajo ka thënë se në përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve ka pasur një përparim të ngadaltë dhe ka kërkuar një vullnet politik të sinqertë nga të gjitha palët për zgjidhjen e këtij problemi.
Sipas të dhënave të KNKK, prej luftës në Kosovë nuk dihet ende asgjë për fatin ë mbi 1800 personave. Shumica prej tyre janë shqiptarë.