E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Bukoshi priti radiologun amerikan Richard Hirsh

Prishtinë, 30 gusht  - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot radiologun e njohur amerikan Richard Hirsh, i cili po qëndron bashkë me ekipin e tij në një projekt për zhvillimin e kapaciteteve mjekësore për radiologji dhe mamografi në Kosovë. Projekti trajnues i “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë, i cili ka filluar më 29 gusht, do të zgjasë deri më 11 shtator 2010. Ministri Bukoshi e njoftoi radiologun amerikan dhe ekipin e tij me potencialin që ka aktualisht Kosova në fushën e radiologjisë dhe të onkologjisë. Ai tha se do ta mbashtesë projektin për aftësimin e radiologëve kosovarë nga ekipi trajnues i RMI dhe theksoi përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin e sëmundjes së kancerit

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›