E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa nuk vjen në Kosovë për 100 vjetorin e Nënë Terezës

Prishtinë, 30 gusht - Papa Benedikti XVI nuk do të vijë në Kosovë me rastin e shënimit të 100-vjetorit të lumnuemes Nënë Tereza. I pranishëm do të jetë i dërguari i tij, ka bërë të ditur sot ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.
Kreu i Kishës katolike ka lavdëruar institucionet e vendit për mbështetjen dhënë organizimit të 100-vjetorit të Nënë Terezës, e cila gjithë jetën e saj ua kushtoi të varfërve dhe të sëmurëve.
Pas takimit me Ipeshkvin Gjergji, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se ndjehemi të nderuar dhe krenar për Nënë Terezën. Edhe përfundimi i katedrales në Prishtinë përkrah 100-vjetorit të Nënë Terezës është një ngjarje tjetër e madhe, ka thënë Krasniqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›