Në Ditën e të Zhdukurve thirrje për zbardhjen e fatit të tyre

Prishtinë, 30 gusht - Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë ka një dimension të veçantë, për faktin se Kosova akoma pret zbardhjen e fatit të shumë qytetarëve të saj. Në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e rreth dy mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët u rrëmbyen me forcë nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbë gjatë luftës së viteve 1998-'99, thuhet në një deklaratë të Qeverisë së Kosovës me rastin e kësaj dite.
Qeveria e Republikës së Kosovës duke bashkëndjerë me të gjithë familjarët e të zhdukurve, bashkohet me botën demokratike, e cila shënon sot 30 gushtin - Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Në këtë ditë bashkohemi me ndjenjat dhe thirrjen e familjarëve nga e tërë Kosova për zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve. Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet me tërë kapacitetet e saja vepruese
për të kontribuar në zbardhjen e fatit të të gjithë qytetarëve të zhdukur gjatë luftës.
Ne thërrasim në ndërgjegjen e autoriteteve të shtetit të Serbisë, dhe presim nga faktorët ndërkombëtarë të ushtrojnë trysni te këto autoritete, për të ofruar të dhënat për qytetarët tanë të zhdukur gjatë luftës, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.
Me rastin e kësaj dite, opinionit i është drejtuar përmes një deklarate edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith.
Sot, derisa bota e përkujton Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, mendjet tona janë me më të dashurit e personave të pagjetur. Kjo ditë na përkujton se afro 1500 persona janë ende të pagjetur në Kosovë të cilët janë zhdukur si rezultat i konfliktit të armatosur, ka thënë Feith përmes deklaratës.
Në deklaratën e tij theksohet se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është një përpjekje e cila nuk mund të realizohet pa punën e shumë të afërmve të viktimave, organizatave joqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe shtetërore, të cilat punojnë pa u lodhur për të mësuar për fatin ose vendndodhjen e të pagjeturve.
Të gjitha mjetet e nevojshme duhet përdorur për të trajtuar paqartësitë juridike, sociale dhe emocionale të familjeve të personave të pagjetur. Prandaj, e nxis legjislaturën që të miratojë një ligj për personat e pagjetur për të fuqizuar mbështetjen ndaj anëtarëve të familjeve dhe përpjekjeve të tyre për të ndërtuar sërish jetën dhe komunitetet e tyre”, përfundon Deklarata.