Problemet mendore, dominon depresioni dhe ankthi Sonila Isaku
Ndersa pret jashte deres se psikiatres ne nje prej qendrave ditore te shendetit mendor, degjon qe nje djale i ri te ankohet dhe te "zbraz" te gjitha ato problemet, te cilat i ka perjetuar prej me shume se gjashte muaj. "Me duket sikur nuk me do njeri, te gjithe me shajne. Kam nje si bllokim ne frymemarrje, ndihem shume vetem. Kam ndenjur gjashte muaj ne shtepi pa dale, edhe leke nuk kisha. Provova te shkoj edhe ne Angli, po me keq shkuan gjerat, u ktheva prape". Rrefimet gati nervoze, por edhe te cliruara, bejne qe gjithsecili nga pacientet qe trokasin ne deren e psikiatres, Ariana Rreli, jane nga me te zakonshmet. Per mjeken e Poliklinikes 3, ku ndodhet edhe Qendra e Shendetit Mendor, 6 mije rastet e vitit te kaluar kane marre trajtimin e duhur me kura kunder problemeve mendore minore. Sipas saj, shkak i ketyre problemeve jane veshtiresite e ndryshme familjare, ne pune apo, dhe ne shoqeri, te cilat jane bere te paperballueshme per shqiptaret. Sipas psikiatres, zakonisht shqetesimet mendore te pacienteve diagnostikohen nga mjeku i familjes, i cili me pas i drejton ata te psikiatri, per te vene diagnozen dhe me pas, te vendose ne bashkepunim me psikologun per kurimin. Kurimi me medikamente zakonisht zgjat nga 3 deri ne 6 muaj. "Disa crregullime minore, qe kane lidhje me shendetin mendor, mund te trajtohen shume mire dhe nga mjeku i familjes. Per pjesen tjeter, kur trajtimi nuk eshte i suksesshem, pacienti dergohet ne qendrat komunitare te shendetit mendor. Psikiatri ben ekzaminimin, e con te psikologu, i cili merret me organizimin e forcave mbrojtese. Ne rastet kur psikiatri e shikon gjendjen me te rende se kaq dhe duhet nderhyrja, eshte po ai qe propozon nje mjekim, i cili nuk zgjat shume", tha doktoresha Arjana Rreli. Sipas saj, moshat me te prekura jane ato qe perballen me shume probleme, nga 20 deri ne 50 vjec. Ndersa gjinia qe kujdeset me shume per te marre ndihme te mjeket eshte ajo femerore. "Eshte gjinia femerore ajo qe kerkon me teper ndihme, por ne rastet kur jane bere depistime, statistikat flasin per te njejten shifer si te meshkujt dhe te femrat. Persa i perket grupmoshave, zakonisht jane te moshave 20-50 vjec", tha Reli. Sipas saj, e rendesishme eshte marrja e dozes se medikamenteve kunder depresionit, e cila ka te beje me nje stabilizim te veseve. Kjo do te thote se personat, te cilet perdorin medikamente kunder depresionit dhe ankthit, nuk duhet te perdorin kafe, alkool dhe cigare, pasi ulin efektet e barnave. Sipas specialisteve, e rendesishme eshte qe kura te vendoset dhe te hiqet nga mjeku ne momentin kur ai e shikon te nevojshme, kjo per vete faktin se mund te kete raste edhe te rikthimit te semundjes.