E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu E shkuara jo justifikim per deshtimet e sotme

Ambasadori Integrimi evropian eshte nje pergjegjesi kolektive Haxhinasto Shqiperia model i bashkejeteses nderfetare

Mazhoranca dhe opozita duhet te bashkepunojne per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Thirrja eshte bere kete here nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu sipas te cilit demokratizimi nuk eshte nje proces i lehte dhe per te eshte i nevojshem kontributi i te gjitheve. Demokratizimi nuk eshte nje proces i lehte ne menyre te vecante per nje vend si Shqiperia qe ka perjetuar nje sistem autokratik per gjenerata te tera. Kjo kerkon durim bashkepunim dhe vullnet per te vendosur te miren e vendit para ambicieve personale - tha ai. Arvizu deklaroi se reformat kane mundesuar ecjen perpara ne integrimin evropian te vendeve te rajonit. Ndersa theksoi se Shqiperia ka mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara te Amerikes Bashkimi Evropian dhe shume miq dhe aleate ne Evrope dhe rajon mbeshtesin aspiratat integruese te Shqiperise dhe i kane ofruar nje udherrefyes drejt integrimit. Ato mbeshteten tek 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian. Ne shume sfida qe qendrojne ne rrugen e Shqiperise nuk duhet te kete asnje medyshje mbi ate cfare duhet bere. Integrimi evropian eshte nje pergjegjesi kolektive dhe do te jete perfitim i perbashket - tha ai. Ambasadori shtoi se e shkuara nuk duhet perdorur si justifikim per deshtimet e sotme te politikes shqiptare. E shkuara mund te ndikoje ne disa prej sfidave qe Shqiperise i duhet te kaperceje per te paraqitur nje kulture me demokratike por e shkuara nuk mund te perdoret me si nje justifikim per deshtimet e Shqiperise ne zbatimin e proceseve demokratike dhe ne ecjen e saj perpara - deklaroi ambasadori i SHBA-se. Ai shtoi se Sllovenia dhe Kroacia jane shembuj rajonale te vendeve qe kane ngadhenjyer sfidat per te ndertuar nje kornize qe u ka lejuar ose do tu lejoje atyre hyrjen ne Bashkimin Evropian. Ambasadori Arvizu ka percjelle keto reflektime gjate konferences nderkombetare Demokratizimi i metejshem i rajonit si kriter per paqe dhe stabilitet ne Ballkanin Perendimor te organizuar nen patronazhin e zv.kryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme dhe te bashkesponorizuar nga Komuniteti i Demokracive dhe fondacioni Friedrich Ebert. Ne hapje te konferences zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto mbajti nje fjale lidhur me transformimet qe ka pesuar rajoni - dikur lsquofuci baruti - ndersa sot nje rajon me nje perparim te dukshem e me aspirata te qarta drejt NATO-s e BE-se. Asnje nga politologet as edhe nga me optimistet nuk mund te parashikonin shtrirjen e hartes se NATO-s brenda Ballkanit Perendimor ne vitin 2009. Asnje shqiptar nuk e pati imagjinuar se hapesira gjeografike e levizjes pa viza vetem me pasaporte dhe se shpejti vetem me dokument identifikimi do te kishte shtrirjen qe ka sot - tha mes te tjerash Haxhinasto. Ai theksoi kontributin e Shqiperise si anetare e NATO-s por dhe modelin nderfetar. Ne i kemi ofruar Ballkanit Perendimor edhe pertej Ballkanit Perendimor modelin e bashkejeteses nderfetare - element unik i trashegimise tone kulturore eksperiencen tone ne ndertimin e demokracise vlerat e trashegimise sone vlerat me te mira te trashegimise tone jemi gati ti kontribuojme dhe ti ofrojme edhe ne ndertimin e institucioneve ne vendet te cilat aktualisht kane nevoje per nje asistence te tille - tha ai. Ne konferencen ku u diskutua per thellimin e demokratizimit te rajonit sfidat e integrimit te Ballkanit drejt familjes se perbashket evropiane si dhe u shkembyen pikepamje te ndryshme nga vendet e Ballkanit Perendimor mbi ceshtje te fese politikes dhe problemeve etnike merrnin pjese Sekretari i Shtetit austriak z. Volfgang Valdner ministri i Jashtem i Malit te Zi z. Milan Rocen ministri i Jashtem i Kosoves z. Enver Hoxhaj perfaqesues nga Gjermania Serbia Greqia Kroacia e Bosnje-Hercegovina keshilltari i sekretares Klinton z. Tomikah Tillman etj. Gjithashtu te pranishem ishin ambasadoret e huaj ne vendin tone si z. Arvizu Sekui si dhe deputete e politikane shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›