Sot kriza ekonomike mbush 1 vjeç

E gjitha i ngjau një loje me domino. Filloi më 15 shtator të vitit 2008 me falimentimin e grupit "Lehman Brother" dhe më pas u pasua me falimentime një e nga një. Nëse një ditë do shkruhet hiostoria e krizës së parë ekonomike të viteve 2000, ajo do të ketë këtë datë dhe këtë emër.
E gjithë bota më pas ndryshoi. Shtete e Bashkuara ishin të para që thanë "stop", "jemi në krizë". Kaq mjaftoi dhe një radhë me firma gjigande bënë atë që bëri dhe i pari "Lehman Brother". Por kriza kaptoi edhe oqeanin Atlantik. Në fillim në Angli, më pas në Gjermani, Italia e në gjithë BE-në fjala krizë u kthye në fjalën e ditës. Qeveritë shpejtuan ta thonë troç që ishin në krizë dhe fenomeni, dalangadalë u globalizua.
Po Shqipëria?
Në fillim as që zihej në gojë fjala krizë. Edhe pse gazetat dhe televizionet mbuseshin me lista falimentesh, Banka e Shqipëprisë dhe Ministria e Financave nuk e përmendnin këtë fjalë. Në raste sporadike të disa prononcimeve, si guvernatori Adrian Fullani si drejtues të ministrisë së Financave thanë: Shipëria nuk ka lidhje me krizën.
Por, me kalimin e ditëve, javëve dhe muajeve, dhe nën prssionin e medias dhe të opozitës, duket se qeveria dhe zyrtarët e bankës nisën të artikulojnë fjalët e para që lidheshin me krizën. Aq sa në raportet e vitit 2009 fjala krizë ishte e qartë. Kujdesi i vetëm që është regulluar në lidhje me zgjedhjet dhe asnjë zyrtar nuk kishte dëshirë që kriza dhe zgjedhjet të kishin lidhje.
Por, pas zgjedhjeve përsëri guvenratorti Fullani ishte ai që analizoi krizën dhe menaxhimin e saj në Shqipëpri. Disa shifra të dhëna tregonin se Shqipëria ishte prekur, por që kurrë nuk kemi qenë në qendër të uraganit.
Ishim apo jo në krizë teorikisht, kjo nuk ka rëndësi. Shqipëria është pjesë e globit dhe si e tillë kurr nuk mund të jetë jashtë krizës që përfshiu këtë glob. Rrethanat, ngjarjet na favorizuan për shkak të distancës ekonomike, qënia jashtë tregut evropian. Por, kjo krizë na tregoi se sa është në gjendje shteti ynë të bëjë, sa e fortë është ekonomia jonë por edhe se sa e lidhur është ekonomia jonë me BE dhe botën.