Bregu i Fildishtë, ekip i fortë

Me vetëm një pjesëmarrje në Kampionatin botëror 2006 – në ‘Grupin e Vdekjes’ me Argjentinën dhe Holandën – Bregu i Fildishtë arriti të tregoj kualitet që ka mirëpo mungesa e përvojës bëri që ata të mos shfaqin potencialin e plotë. Sot, katër vjet më vonë, ekipi përbëhet nga disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe të gjithë presin rezultat më të mirë.
Kualifikimi
Në grupin e përbërë nga Guinea, Burkina-Faso dhe Malawi, ishte e pritur që Bregu i Fildishtë të kualifikohet për në Kampionatin botëror. Pas turpërimit të Malawit 5-0, ata mposhtën Burkina-Fason dhe Guinean në udhëtim. Në ndeshjet e kthimit ata realizuan edhe një fitore me rezultat të thellë 5-0, kësaj radhe ndaj Burkina Fasos ndërsa barazuan me Malawin dhe me ekipin e dytë e mposhtën Guinean.
Pikët e forta
Me Didier Drogban, Salomon Kalou, Gervinho, Aruna Dindane, Amara Diane, Bakari Kone dhe shumë të tjerë, Bregu i Fildishtë ka fuqi të madhe sulmuese. Shumica prej këtyre futbollistëve luajnë në disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.
Pikët e dobëta
Dobësia kryesore e ekipit është egoizmi që mbretëron në të. Pavarësisht një ambienti të mirë, gjatë kampanjës kualifikuese janë shfaqur disa mosmarrëveshje në ekip. Por, atyre duhet ti shmangen në Botërorin 2010.
Trajneri
Sven Goran Eriksson nuk ka nevojë për njoftim. Tashmë veteran me dy paraqitje në Kampionat botëror kur udhëhoqi Anglinë drejt çerekfinaleve, ndërsa ka përvojë të pasur nga Italia, Portugalia dhe Anglia ndërsa ka drejtuar edhe Meksikën. Aventura e tij në Afrikë është e para dhe mbetet të shihet nëse Erikssoni do të jetë në gjendje të bashkoj një grup të futbollistëve të talentuar.
Yjet e ekipit
Didier Drogba është njëri prej emrave më të mëdhenj në futbollin e sotëm dhe ylli më i madh në Afrikë. Ai është simbol, shembull dhe futbollistë kyç i Bregut të Fildishtë. Ndërsa, qendërmbrojtësi Kolo Toure është lider në fushë, dhe shtyllë e mbrojtjes. Vëllai i tij Yaya Toure është po ashtu anëtar i rëndësishëm i ekipit.
Momenti më i mirë në histori
Suksesi më i madh i Bregut të Fildishtë ishte në Kupën e Afrikës 1992 në Senegal, ku fituan titullin pas fitores ndaj Ganës në penallti.
Objektivi në Botërorin 2010
Kalimi nga faza e grupeve është objektivi kryesor i Bregut të Fildishtë. Mirëpo, gjenden në grup të vështirë përball Brazilit dhe Portugalisë andaj nuk do të jetë detyrë e lehtë.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 50.5 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 21.2 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 10.0 %
Gjasat për të kaluar në finale: 4.4 %
Gjasat për ta fituar titullin: 1.5 %