Shuperka: Të ngrihen klinika për trajtimin e duhanpirësve
Ka ardhur koha të ngihen klinika për trajtimin e duhanpirësve. Kështu është shprehur koordinatori kombëtar i strategjisë antiduhan Roland Shuperka i ftuar në studion e Mëngjes Express në Ora News.
Sipas Shuperkës një problem mbetet ulja e moshës së duhanpirësve nën 10 vjeç ndërsa shtoi se 39 % e qytetarëvejanë konsumues të duhanit.
Si zgjidhje për uljen e numrit të duhanpirësve, koordinatori kombëtar i strategjisë antiduhan ofron rritjen e akcizës së duhanit me 10 përqind.
Gjithashtu Shuperka ka theksuar se 60 % e duhanpirësve janë meshkuj, 30-40 % e tyre janë femra ndërsa kostoja ekonomike që i duhet një duhanpirësi është 18 %.
31 Maji shënon ditën botërore kundër duhanit. Sipas të dhënave nga ISHP-ja në Shqipëri numri i konsumatorëve të duhanit ka pësuar rritje, ndërsa mosha kur nis duhanpirja ka shkuar duke u ulur.