Te nderuar te ftuar! Ishim përgatitur qe të organizonim një mbledhje me te gjere se kaq te KRRTRSH-se per problematikën e pergjithshme të turizmit, me qellim qe te percaktonim me mire strategj
Te nderuar te ftuar!
Ishim përgatitur qe të organizonim një mbledhje me te gjere se kaq te KRRTRSH-se per problematikën e pergjithshme të turizmit, me qellim qe te percaktonim me mire strategjite ne kete fushe dhe, te vazhdonim miratimin e projekteve te se ardhmes. Nderkohe disa sinjale dhe informacione qe mberriten dhe plotesuan dosjet e KRRTRSH-se gjithashtu, na shpalosen nje problematike me te mprehte dhe na detyruan ta spostojmë per me vone këtë tematike të rëndësishme.
Shqetesimet per te cilat do te deshiroja te ndalesha gjeresisht sot jane: Ne radhe te pare, verehet perseritja e nje fenomeni qe tashme per fat te keq po behet kronik. Sa here qe vendi i afrohet fushatave te zgjedhjeve, veç te tjerash, (kjo reflektohet edhe ne veprimtarine e Keshillave te Rregullimit te Territorit te Njesive te Qeverisjes Vendore) vihet re nje hapje e "thesit te madh" te lejeve te ndertimit, per te mbushur "thaset e vegjel" te vendimmarresve bashkiake.
Me e spikatur kjo gje behet ne prag fushatash zgjedhore per pushtetin vendor. Aq e vertete eshte kjo, sa ne korrik te vitit 2001, ishte po ky organizem, Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise, qe u detyrua te merrte nje vendim teper represiv per te frenuar abuzimin e dukshem te shume bashkiakeve te papergjegjshem, ne shume njesi vendore. Kete radhe, ndryshe nga perpara, ne e kemi kapur ne kohe fenomenin, me qellim qe te parandalojme ne kohe efektet e demshme te tij.
Me lejoni te bej ketu nje sqarim te domosdoshem dhe te rendesishem, i cili i pret rrugen abuzimit me shqetesimin tone: theksi i kerkeses sime nuk eshte aspak ndalimi i dhenies se lejeve te ndertimit. Ne asnje menyre. Theksi im rivihet ne zbatimin e ligjshmerise, ne zbatimin e procedurave te parashikuara me ligj, ne zbatimin e kondicioneve urbanistike dhe teknike te projekteve.
Kërkesa për zbatimin e ligjshmërise nuk kursen askënd, i majtë apo i djathtë qoftë. Askush nuk kursehet nga kerkesa ime ne cilesine e Kryetarit te ketij Keshilli, per te rritur pergjegjesine institucionale, administrative, por edhe morale dhe publike, pavaresisht se cili krah politik i perket apo e ka zgjedhur per te qeverisur komunitetin.
Nuk ka asnje ligj qe pengon nje kryetar bashkie qe te mbledhe KRRT-ne qofte edhe diten e fundit te mandatit te tij, por ka nje moral te funksionarit publik qe duhet ta pengoje ate per t'i lene "ferra neper kembe" pasardhesve te vet ne detyre.
Nuk duhet të jetë kjo strukture, pra KRRTRSH-ja, barrierë e shkeljeve, por strukturat funksionale te Bashkive dhe ato kontrolluese te Prefekturave dhe vetem ne instance te fundit, kur hallkat e tjera nuk munden, (siç edhe po ndodh) duhet te aktivizohet ky Keshill Kombetar, sipas ligjit. Praktika e percjelljes se pergjegjesise me lart, eshte nje praktike, qe duhet te marre fund nje here e pergjithmone.
Natyrshem, ne po realizojme dhe reforma te standartit europian me legjislacionin e Qeverisjes Vendore, prandaj edhe roli dhe pesha e këtyre organizmave tejet te rëndësishëm po rritet, por mbi te gjitha do te vazhdoje te dominoje piramiden e zbatimit te ligjit KRRTRSH-ja, duke u ri-dimensionuar gjithashtu.
Sa më shumë të rritet numri dhe pesha e kompetencave që i kalojnë Qeverisjes Vendore, aq më shumë rritet edhe roli programues dhe kontrollues i Organeve Qendrore për harmonizimin e interesave, njehsuar procedurat dhe harmonizuar planifikimin rajonal dhe ndër-rajonal, me nevojat perspektive te zhvillimit te vendit.
Forcimi i rolit të Prefekteve në kontrollin e vendimmarrjes së KRRT-ve vendore, nuk duhet parë në asnjë mënyrë si dëshirë e Qeverisë për marrjen e kompetencave qe i kane me ligj strukturat e zgjedhura vendore, por vetem si nje supervizim i ligjshmerise se vendimeve qe merren. Askush nuk ka kohë të tepërt për të humbur me mbivendosje kontrollesh të shumefishta.
Problemi qëndron në faktin se pasojat e papërgjegjshmërisë dhe të firmës doreleshuar, i paguan administrata me procese të pafundme gjyqësore dhe shtetasit me demtimin dhe perkeqesimin e kushteve te tyre te jeteses.
Ky Këshill, në mbledhjen e kaluar, nëpërmjet nismës së vet për shfuqizimin e disa lejeve të ndërtimit, dha shembullin se e ka seriozisht preokupim të vetin zbatimin e ligjshmërisë. Kam përshtypjen, se nuk është kuptuar ende sa dhe si duhet ky mesazh. Ne do te vazhdojme te veprojme ne kete funksion edhe sot.
Problemi tjeter qe duhet te prek, eshte ai i miratimit te studimeve per qendrat e qyteteve. Tashme qe Qeveria e permbushi detyrimin e vet ligjor ne kete proces, eshte e pafalshme qe trupat vendore te ngadalesojne procesin, ne disa raste e shohin me indiference dhe madje ne mjaft raste edhe e kane sabotuar ate, duke vendosur interesa meskine mbi interesin e pergjithshem te komuniteteve qe ata perfaqesojne dhe sidomos duke bllokuar mbarevajtjen urbane te qyteteve te tyre.
Eshte e pafalshme qe edhe ato fonde qe jane vene ne dispozicion nga buxheti i shtetit, rezultojne ende te paprekura ne llogarite e Ministrise se Rregullimit te Territorit, ndersa kryetaret e Bashkive ankohen se nuk kane para per konkurset. Cili Kryetar Bashkie kerkoi ndryshim destinacioni per keto fonde apo per fonde te tjera te lira dhe kjo Ministri i tha jo?
Një tjetër shtysë e rëndësishme në realitetin e sotëm shqiptar, është edhe rritja e peshës dhe aftësive të sipermarrjes dhe kapitalit vendas, i cili gjithnjë e më tepër kërkon rrugë për t'u perdorur sipas ligjit dhe ne driten e diellit. Eshtë detyra jone, e të gjithë struktures ekzekutive, qendrore dhe vendore, të gjejë rrugët e realizimit sa më pozitiv dhe sa më dobiprurës të sipermarrjes dhe te resurseve te kapitalit vendas. Cili Kryetar Bashkie i kerkoi ndihme komunitetit sipermarres te qytetit te vet per kete apo ate financim dhe nga komuniteti i ndertuesve qe u hane duart per te punuar iu eshte thene "Jo"?
Qeveria e ndermori nismen e studimeve te qendrave te qyteteve ne gusht te vitit te kaluar, pikerisht per t'u lene kohe dhe mundesi bashkive te planifikonin fonde per vitin 2003 per te realizuar keto studime. Cili kryetar Bashkie planifikoi fonde te buxhetit bashkiak per financimin e konkurseve?
Ne ju futem ketij procesi ne momentin kur degradimi urban i qendrave te qyteteve tona kishte mberritur ne zgrip dhe me vetedije do te jemi konseguente ne perfundimin me sukses te ketij procesi.
Problemi i fundit qe dua te prek, ështe ai i legalizimeve të zonave informale përreth qyteteve tona kryesore. Ky problem i madh social dhe ekonomik ka kohë qe na shqetëson, pavarësisht nga format e dhunshme me te cilat u shfaq ditët e fundit.
Shqipëria po hyn në vitin e 12-te të zhvillimeve urbane të liberalizuara. Ky zhvillim ka patur impaktet e veta pozitive të pa diskutueshme për zhvillimin ne teresi të vendit, duke zgjidhur në një masë të madhe një prej problemeve më të rënda të trashëguara, atë të strehimit të popullatës, nje problem i agravuar ky në kushtet e një lëvizjeje të madhe të pakomanduar dhe të pakontrolluar të popullsisë brenda vendit, drejt poleve tërheqëse urbane.
Ky proces levizjeje demografike ështe shoqëruar me shumë efekte anësore, pozitive dhe negative. Nga keto efekte ne perballemi tashme me nje situate ndertimesh informale, qe duhet te trajtohen me qetesi dhe maturi per te dhene zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjata. Problematika e këtij fenomeni është e shumanshme dhe tashmë, në situatën e mbarimit të trojeve të lira, të dendësimit të ndërtimeve në zonat informale, të mungesës së infrastruktures elementare në këto zona, apo të realizimit të manget të saj, Qeveria eshte angazhuar seriozisht dhe me pergjegjesi, qe kjo situate e papelqyeshme per te gjitha palet e perfshira ne konflikt te mos perseritet me.
Hapi i pare i madh i ndërmarrë në procesin e rivendosjes së ligjshmërisë eshte ai që, përgjithesisht në opinionin publik u quajt ndalimi i "masakrës urbane". Vetëm pas këtij hapi, Qeveria mund të procedojë më tej me hapat e tjerë, tërësia e të cilëve përben ate që konsiderohet legalizimi dhe urbanizimi i ndërtimeve dhe zonave informale.
Në Platformën që Qeveria paraqiti për problemin e legalizimit të zonave informale janë mbajtur parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë procesin, sic jane:
- Situata shume e rënduar me ndërtime pa leje, brenda Qyteteve kryesore dhe ne menyre te vecante në një fashe me gjerësi rreth 1 deri 2 km përreth Qyteteve Tiranë, Durres, Elbasan, etj;
- Kërkesat për legalizim të një mase shumë të madhe prej tyre dhe që Bashkitë, Komunat dhe Qarqet perkatese, me gjendjen aktuale financiare dhe të kapaciteteve teknike, nuk mund t'i përballojnë;
- Efekti politik i legalizimit, që do të shmangte përfundimisht pasigurinë tek mijëra qytetarë, të cilëve në disa fushata elektorale u është premtuar kjo gjë, por qe deri më sot nuk është realizuar;
- Pamundësia reale e prishjes teresore të këtyre ndërtimeve;
- Zgjidhja e konflikteve midis kategorive te ndryshme te pronareve;
- Efektet ekonomike shumë të larta në favor të Bashkive, të llogaritura në mënyrë të përafërt në rreth 50.000 - 200.000 Lekë per cdo rast;
- Efekti indirekt ekonomik në favor të Bashkive, pasi ato do të mbledhin tatimin vjetor mbi pasuritë që do të legalizohen duke krijuar keshtu nje buxhet shtese, i cili do te perdoret per permiresime te metejshme te jeteses se vete qytetareve ne keto zona te reja urbane.
Pikerisht, duke pasur parasysh sa me siper, ne jemi te bindur se kjo eshte e vetmja rruge e cila garanton zgjidhjen perfundimtare te kaosit te krijuar.
Ne perfundim, duke qene edhe ne prag te hapjes se sezonit turistik, kerkoj mbajtjen perpara fundit te ketij muaji te mbledhjes se ketij Keshilli, e cila do te fokusohet ne problematiken e miratimit te studimeve turistike teresore, si dhe te disa projekteve ambicioze ne kete fushe.
Faleminderit dhe pune te mbare!