E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare

PRISHTINË, 4 gusht/ATSH/ Sot do të mbahet mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Lojërat Mesdhetare përbëjnë një nga ngjarjet më të mëdha shumësportëshe në rajon, ndërsa Kosova është në fazën e organizimit të aktiviteteve për zhvillimin e këtij eventi.

/KosovaPress/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›