E Diel, 1 Nëntor 2026

Prefektja Hasanaj për ATSH: Rreth 30 mijë hyrje-dalje në tri ditë në pikat e kalimit kufitar të qarkut Gjirokastër

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Në pikat kufitare të qarkut të Gjirokastrës në tri ditët e para të gushtit u regjistrua një fluks i lartë lëvizjesh, ku mijëra qytetarë dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dalë nga territori shqiptar.

Prefektja e qarkut të Gjirokastrës, Albana Hasanaj tha sot për ATSH-në se “referuar të dhënave nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Gjirokastër gjatë 1-3 gusht janë përpunuar 29.933 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 17.409 në hyrje dhe 12.524 dalje dhe 8676 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 4823 në hyrje dhe 3853 në dalje”.

Sipas saj, nga 1-3 gusht në DVKM Gjirokastër për qëllime turistike kanë hyrë 2932 shtetas.

“Në Pikën e Kontrollit Kufitar Kakavijë janë përpunuar 28.471 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 1657 në hyrje dhe 11.814 në dalje, si dhe 8031 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 4469 në hyrje dhe 3562 në dalje. Nga data 1-3 gusht në SPK Kakavijë kanë hyrë për qëllime turistike 2774 shtetas”, tha Hasanaj.

Ndërsa në Pikën e Kontrollit Kufitar Tre Urat, janë përpunuar 1384 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 716 në hyrje dhe 668 në dalje, si dhe 645 mjete në hyrje-dalje, nga të cilët 354 në hyrje dhe 291 në dalje. Nga data 1-3 gusht tek Tre Urat kanë hyrë qëllime turistike 137 shtetas.

Prefektja Hasanaj tha se “në Pikën e Kalimit Kufitar Sopik, janë përpunuar 44 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 19 në hyrje dhe 25 në dalje. Ndërsa nga data 1-3 gusht kanë hyrë për qëllime turistike 21 shtetas”.

Pikat kufitare të qarkut Gjirokastër vijojnë të operojnë me kapacitete të plota për të përballuar fluksin e sezonit veror, me synim përpunimin sa më të shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve që qarkullojnë në këto pika kufitare.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›