E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mblidhet Eurogrup, priten lajme të mira për Greqinë

Eurogrupi do të arrijë sot një marrëveshje në parim për t’i hapur rrugë lëvrimit të këstit të kredisë për Greqinë, me kusht që kjo e fundit të plotësojë gjithë detyrimet e mbetura. 

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, që citon burime zyrtare evropiane. 

Reuters njofton se ministrat e financave të eurozonës do ta hapin sot dritën jeshile për lëvrimin e 44 miliard euro për Greqinë dhe paratë do të paguhen më 5 dhjetor, në qoftë se vendi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij. 

Hapja e rrugës për lëvrimin e 44 mld euro do të shoqërohet me diskutimet për reduktimin e borxhiy grek dhe për dhënien e dy vjet shtesë që vendi të përmbushë objektivat fiskale, çështje për të cilat FMN dhe BE kanë mospërputhje në qëndrime. 

Deri më 28 nëntor huadhënësit do të kontrollojnë nëse reformat e tjera do të zbatohen në Greqi dhe ministrat e financave do të marrin vendimin përfundimtar për pagesën e këstit më 4 dhjetor, ndërsa Greqia do t’i marrë paratë më 5 dhjetor. 

Ndërkohë në Athinë, pas Samitit të eurogrupit pritet një takim i liderëve politikë për të hapur debatin mbi riorganizimin e qeverisë, ku priten ndryshime të ndjeshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›