E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani ndëshkon Palermon, karton të kuq dhe penallti

ITALI- Ka qenë një pasdite ters ajo e djeshmja për portierin e kombëtares shqiptare Samir Ujkani. Ai doli me karton të kuq dhe shkaktoi një penallti në startin e pjesës së dytë, duke i dhënë mundësi Bolonjës që të realizonte golin e tretë.

Në fakt, Ujkani ka qenë disi edhe i pafat, pasi ishte mbrojtësi Donati ai që e detyroi të shkaktonte një faull ndaj Xhilardinos. Arbitri Valeri nuk ka patur dyshime, duke i nxjerrë edhe kartonin e kuq shqiptarit. Në fund, Bolonja fitoi 3-0, ndërsa trajneri i Palermos Xhanpiero Gasperini fajësoi lojtarët e tij për disfatën.

“Shkaktuam dy penallti absurde, duke ndëshkuar veten, - tha ai. – Ujkani u nxorr me të kuqe, sepse kështu e thotë rregullorja, por bolonjezët ishin më të dhunshëm se ne”, shtoi Gasperini.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›