E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mot i paqëndrueshëm, shi në të gjithë territorin

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e diel pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, shoqëruar me reshje shiu.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit fillimisht përgjatë vijës bregdetare. Në orët e para të mëngjesit reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës deri në orët e pasdites reshjet e shiut pritet të mbetën prezente me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit, me ndërprerje dhe afatshkurta.

Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Mjegullinë, shikimi i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/20 Re shi diell
Kukës 9/18 Re shi diell
Lezhë 12/20 Re shi diell
Dibër 8/17 Re shi diell
Durrës 13/20 Re shi diell
Tiranë 15/21 Re shi diell
Elbasan 14/21 Re shi diell
Berat 12/22 Re shi diell
Vlorë 15/20 Re shi diell
Korçë 8/16 Re shi diell
Gjirokastër 10/19 Re shi diell
Sarandë 15/20 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›