Sot, mot me shi dhe reshje dëbore në juglindje të vendit

Sot, vendi ynë do të karakterizohet nga një mot me vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje dhe në juglindje të vendit do të ketë reshje dëbore. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se gjatë ditës së sotme,moti do të jetë i paqëndrueshëm. Masat ajrore në qarkullim do të jenë relativisht të lagëta e të ftohta". Era do të fryjë në drejtim të Juglindjes, ndërsa valëzimi në bregdet do të jetë 6-7 ballë. Kështu temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë: Tiranë 3 dhe 9 Shkodër 2 dhe 10 Durrës 5 dhe 11. Gjatë ditës së shtunë, 21 mars, vendi ynë do të jetë me vranësira të shoqëruara me reshje shiu dhe dëbore në lartësinë mbi 300 metër.