Meteorologët: Ulen temperaturat, fillojnë reshjet e shiut

Shi, vranësira dhe temperatura të ulëta, këto do të jenë karakteristikat e motit për sot dhe nesër. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot, vendi ynë do të karakterizohet nga një mot me vranësira, që do të vijnë duke u shtuar në orët e mbrëmjes duke u shoqëruar me reshje. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak shtoi se gjatë ditës së sotme, masat ajrore do të jenë relativisht të lagështa dhe të frekëta. Vendi ynë do të ndikohet sot nga vlera normale të presionit atmosferik në dobësim dhe nga masa ajrore të paqëndrueshme në lartësi. Era do të fryje në drejtimin Veri-Perëndim. Valëzimi në bregdet do të jetë 4-5 ballë. Temperaturat më të ulëta do të shënohen në Peshkopi me -2 dhe Korcë me -4 kurse më të lartat do të jenë 13 gradë që do të shënohen kryesisht në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Kucovës e Vlorës. Gjatë ditës së nesërme, e premte 20 mars, vendi ynë do të jetë në qendrën e presionit atmosferik të ulët. Temperaturat do të jenë në ulje dhe priten reshje shiu dhe dëbore në zonat malore dhe juglindore.