Lejet e Ramës për pallate shumëkatëshe, prag tragjedie për pallatet ekzistuese

Banorët e rrugës "Mihal Grameno", frikë nga ndërtimi shumëkatësh ngjitur me banesat e tyre
Banorët e rrugës Mihal Gramenos në kryeqytet, ankohen për dhënien e lejes së ndërtimit të një pallati në mes 4 pallateve ekzistues, i cili përveçse zapton mjedisin e gjelbër, nga gërmimi që do të bëhet, rrezikohen seriozisht të shembë pallatet përreth. Rreth 30 familje që rrezikohen nga ndërtimi i këtij pallati të ri, shqetësimin e tyre e kanë ngritur edhe më parë në organet kompetente shtetërore. Por, jo vetëm që nuk kanë marrë një përgjigje në zgjidhjen e problemit, madje, kërkesat e tyre janë mohuar nga organet shtetërore. Toka ku po ndërtohet pallati i ri 8- katesh, në Rr. Mihal Grameno mes pallateve 78/3 dhe 78/5, më parë ka qenë mjedis i gjelbër i ndërtuar nga vetë banorët, më vonë aty u ndërtua një ndërtesë 2- katëshe në mënyrë të paligjshme, duke zhdukur të gjithë mjedisin e gjelbër. Kohët e fundit, ndërtesa e paligjshme u rrafshua me vendimin të Bashkisë së Tiranës dhe në marrëveshje me banorët që banonin në të, për të ndërtuar një një pallat të ri 8- katesh mbi tokë dhe 2- kate nën tokë. Të shqetësuar për dhënien e lejes së ndërtimit, banorët e pallateve përreth, japin alarmin se me gërmim për ndërtimin e pallatit të ri, do të shemben pallatet e tyre, sepse këto të fundit jetojnë në banesa 5- katëshe, të cilat kanë themele, jo më shumë se më shumë se 1.5 metra dhe kanë më pak se 6 metra lagësi me gropën që do të hapet. Rreth 25 familje që rrezikohen nga ndërtimi i pallatit të ri, i kanë drejtuar nga një peticion Kryetarit të Njësisë Bashkiake Nr. 2 Përparim Bodinakut, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Ramës dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës. Vetëm Berisha ka respektuar kërkesën e banorëve duke kthyer një përgjigje, ku u bën thirrje organeve kompetentë që tu jepet përparësi banorëve për shqetësimin që ata ngrenë, brenda afateve ligjore. I kemi dërguar një peticion Kryetarit të Njësisë Bashkiake Nr. 2 Përparim Bodinakut, për shqetësimin tonë, por ky i fundit ka pohuar se nuk i ka vajtur asnjë letër ankuese nga ana jonë. Ndërkaq, Bodinaku ka mohuar se ka miratuar një leje ndërtimi për pallatin në fjalë. Jemi shumë të shqetësuar, përveçse banesat tona rrezikohen të shemben dhe zaptohet i vetmi mjedis i gjelbër që kemi, ndërtimi i pallatit të ri ngjitur me pallatin tonë, rrezikon seriozisht jetën tonë, u shpreh për gazetën SOT, qytetari Agron Shaqiri. Ndërkaq, banorët e rrezikuar, shprehen se leja e ndërtimit për pallatin e ri, është dhënë në mënyrë të paligjshme, për derisa kjo leje, nuk ka kaluar nga Njësia Bashkiake Nr. 2, së cilës i përket territori.
Shqetësimet e familjeve
Ndërtimi i një pallati 8- katësh mbi tokë dhe 2- kate nën tokë, në mes disa pallateve në Rr. Mihal Grameno, në një vend, ku më parë ka qenë mjedis gjelbërimi, është bërë objekt shqetësimi për 30 familje. Sipas familjeve, ndërtimi i pallatit dhe gërmimi afër pallatit të tyre, rrezikon shembjen e të gjithë pallateve përreth, bllokon rrugën auto-mobilistike, cënon hapësirat publike, pengon lëvizjen e njerëzve dhe dritën diellore. Me ndërtimin e këtij pallati, rrezikohen themelet e pallateve të tjera, sepse nën to, janë 5 kanale drenazhimi më thellësi 1.5 metra për kalim e ujërave të zeza dhe të bardha. Së dyti vetë toka ku janë ndërtuar këto pallate 5- katesh, nuk ofron sigurinë gjeologjike për ndërtime të larta, sidomos për 2- kate nën tokë. Nga studimet inxhinjerike e gjeologjike, në vend të godinës që ishte prishur, rezultuan se nuk mund të ndërtohej godinë tjetër në më shumë se 2- kate mbi tokë. Afërsia e pallatit të ri që do të ndërtohet, me pallatet ekzistuese, jo në vijë të drejtë, por paralel, është 6 metra, gjë e cila shkel ligjin e urbanistikës për largësinë midis objekteve paralele. Marrja e vendimit për ndërtim e këtij pallati 8- katesh, nuk ka kaluar nga Njësia Bashkiake Nr. 2, së cilës i përket territori ne fjalë. Për ndërtimi e këtij pallati, nuk është bërë asnjë lloj studimi nga institucioni kompetent i gjeologjisë për disnivelet që kanë ndërtimet për këtë afërsi të papranueshme.
************************
Flasin Banorët
Agron Shaqiri
I kemi dërguar një peticion Kryetarit të Njësisë Bashkiake Nr. 2 Përparim Bodinakut, për shqetësimin tonë, por ky i fundit ka pohuar se nuk i ka vajtur asnjë letër ankuese nga ana jonë. Ndërkaq, Bodinaku ka mohuar se ka miratuar një leje ndërtimi për pallatin në fjalë. Jemi shumë të shqetësuar, përveçse banesat tona rrezikohen të shemben dhe zaptohet i vetmi mjedis i gjelbër që kemi, ndërtimi i pallatit të ri ngjitur me pallatin tonë, rrezikon seriozisht jetën tonë. Kështu pallati është ndërtuar për interesa individuale dhe marrëveshje mafioze, pa përfillur shqetësimin tonë.
Sotiraq Kule
Jemi shumë të shqetësuar për ndërtimin e këtij pallati. Së pari ai na zapton të gjithë sipërfaqen e gjelbër që e kemi krijuar për aq vite me djersën tonë. Së dyti, gropa që do të bëhet për ngritjen e këtij pallati, rrezikon vërtetë shembjen e pallateve krejt afër tij, të cilët vetëm 1.5 metra poshtë tyre, janë kanalet e drenazhimit për kalimin e ujerave të zeza dhe të bardha. Ndërkohë, themelet e pallateve tona janë shumë të dobëta dhe të cekëta, sepse këta të fundit janë ndërtuar prej kohësh.
Ahmet Ceni
Leja për ndërtimi e pallatit të ri këtu në oborrin e pallatit tonë, jo vetëm që është kundër çdo rregulli urbanistik, por ky rrezikon seriozisht jetën e dhjetëra njerëzve. Në radhë të parë është krejt absurde dhe e papranueshme ndërtimi i një pallati 8- katesh, sepse këtu është kryqëzim rrugësh, bllokon hapësirat publike, bllokon dritën e diellit dhe vendi ku është planifikuar të ndërtohet, nuk i plotëson kushtet gjeologjike për një ndërtesë aq të lartë. Duke sensibilizuar instancat shtetërore, ne si banorë të kësaj zone, kërkojmë që të parandalohet më çdo kusht një ndërtim i tillë, për të mbrojtur jetën tonë.