Sot ndahen çmimet për më të mirët: Autori, Përkthyesi dhe Shkrimtari për fëmijë
Autori i Lajmit: Redaksia
Mund të themi me plot gojën se ka qenë një Panair Libri shumë i ngjeshur. Çdo ditë pati aktivitete, promovime dhe takime me shkrimtarë. Sipas Shoqatës së Botuesve, që organizon këtë panair, mësojmë se në këtë edicion u ekspozuan rreth 40.000 ekzemplarë, prej të cilëve 1 200 ishin tituj të rinj. Në një hapësirë eprej 2 mijë metrash katrorë, u ekspozuan më shumë se 80 shtëpi botuese, shpërndarës të librave dhe institute të huaja, që veprojnë në trojet shqiptare.
Të pranishëm në stendat e shtëpive botuese ishin edhe shumë autorë librash, të cilët firmosën veprat e tyre dhe komunikuan me lexuesin. Sot, në ditën e fundit të edicionit të 12-të, ashtu si në vitet e tjera, edhe këtë herë do të ndahen çmimet e Panairit. Ditën e hënë, në hollin e Pallatit të Kongreseve do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve, rezervuar për shkrimtarin, përkthyesin, botuesin dhe performancën më të mirë në këtë edicion. Hyrja në panair do të jetë e lirë për të gjithë vizitorët.
Çmimet që do të ndahen, do të jenë, për: "Autorin më të mirë", "Përkthyesin më të mirë", "Shkrimtarin më të mirë për fëmijë", si dhe çmimi që jepet nga gazetarët për "Stendën më të mirë të Panairit".
Këtë vit, në Panirin e Librave kanë prezantuar botimet e tyre 80 shtëpi botuese, shpërndarës të librave dhe institute të huaja, shumica pjesëmarrëse edhe në vitin e kaluar. Panairi ka qëndruar i hapur për vizitorët çdo ditë ora 9.00 deri në 21.00, kurse të shtunën dhe të dje, të dielën, ora 9.00 deri në 22.00.
Ky lajm është publikuar: 16/11/2009