E Diel, 1 Nëntor 2026

Gullit trajner i skuadres cecene te Terek Groznyt

I kërkuar nga shumë skuadra të njohura të mëdha të Evropës, një nga emrat më të njohur të futbollit holandez dhe botëror Ruud Gullit i ka surprizuar të gjithë duke pranuar ofertën e skuadrës cecene të Terek Grozny. Presidenti i Cecenisë Ramzan Kadyrov që në të njëjtën kohë është dhe pronar i skuadrës së kryeqytetit të vendin të tij ka konfirmuar lajmin, duke u shprehur se objektivi i trajnerit të ri është të kualfikojë ekipin në Kupat e Evropës.

Terek Grozny është skuadra e vetme cecene që luan në kampionatin rus, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në vendin e 12-të. Ky pozicion në klasifikimin e përgjithshëm të 16 skuadrave që marrin pjesë në kampionatin rus solli dhe shkarkimin e trajnerit Victor Munoz, një tjetër emër i njohur i futbollit botëror si ish-mesfushor i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle. Ruud Gullit ka nënshkruar një kontratë 18 mujore me skuadrën e kryeqytetit cecen, ndërsa nuk ka preferuar të japë detaje financiare.

Detyra e fundit si trajner e Gullit ka qenë në vitin 2008 kur drejtonte skuadrën amerikane të Los Angeles Galaxy, ndërsa më parë është ulur ne pankinën e Chelsea, Neëcastle dhe Feyenoord. E shkëlqyer ka qenë karriera e tij si futbollist. Gullit ka fituar dy herë çmimin si lojtari më i mirë në vitin 1987 dhe 1989, ndëersa ishte kapiten ne kombëtaren e Hollandës që fitoi titullin kampion Evrope në vitin 1988.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›