Sot në mesditë, Kryeministri Beisha mirëpriti në një takim Ministrin e Shtetit të Turqisë, Zotin Kursad Tuzmen. Të dy palët vlerësuan nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanëris
Sot në mesditë, Kryeministri Beisha mirëpriti në një takim Ministrin e Shtetit të Turqisë, Zotin Kursad Tuzmen.
Të dy palët vlerësuan nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht ato ekonomike, duke ndarë të njëjtin vullnet për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen në të gjitha fushat me interes reciprok
Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për firmosjen e Marrëveshjes së Tregëtisë së Lirë mes dy vendeve, ndërsa theksoi se ky hap do të nxisë konkretizimin e bashkëpunimit në shumë aspekte ekonomiko-tregtare. Kjo marrëveshje, tashmë pritet të ratifikohet nga Parlamentet e të dy vendeve.
Kryeministri Berisha dhe Ministri i Shtetit i Turqisë vlerësuan volumin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, i cili vitin e fundit ka qenë në rritje. Ata shprehën gadishmërinë e të dy qeverive për të punuar në drejtim të nxitjes së investimeve direkte nga Turqia. Kryeministri Berisha theksoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për sipërmarrësit dhe biznesmenët turq në Shqipëri, përmes krijimit të lehtësive të nevojshme, ndërsa inkurajoi edhe biznesin vendas të shtrijë aktivitetin e tij në Turqi. Bashkëbiseduesit u ndalën edhe në mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tjera, si transporti, telekomunikacioni, etj.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi mbështetjen e Turqisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në NATO.
Në takim, u diskutua edhe për çështjet rajonale. Kryeministri Berisha përshëndeti mbështjen që Turqia po jep në çështjen e statusit të Kosovës.