Sot pasdite, Kryeministri Berisha priti zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, zotin Imer Selmani. Kryeministri Berisha dhe zoti Selmani shprehen kenaqësinë e tyre per nivelin shume te mire te marre
Sot pasdite, Kryeministri Berisha priti zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, zotin Imer Selmani. Kryeministri Berisha dhe zoti Selmani shprehen kenaqësinë e tyre per nivelin shume te mire te marredhenieve politike dhe bashkepunimit ne te gjitha fushat midis Shqiperise dhe Maqedonisë. Ata konfirmuan vullnetin dhe angazhimin e te dy qeverive per thelllimin e mëtejshëm të bashkepunimit ne fushen e shkëmbimeve tregtare , arsimit, ekonomisë, etj.
Duke folur per zhvillimin ne Maqedoni, zoti Selmani e informoi Kryeministrin Berisha mbi hapat konkrete te ndërrmarra nga qeveria maqedonase per zbatimin e marreveshjes se Ohrit, vecanerisht ne fushen e mbështetjets së zhvillimit te kultures dhe arsimit shqiptar. Ne kete drejtim ai e informoi mbi projekten për hapjen e nje qendre per studime albanologjike, teatri dhe biblioteke ne gjuhen shqipe, krijimin ne qender te Shkupit te shtepisë muze te Nënë Terezes etj.
Kryeministri Berisha theksoi se zbatimi i plote i marreveshjes se Ohrit ka nje rendesi te jashtezakonshem duke e quajtur kete marreveshje te paqes dhe stabilitetit. Zbatimi i marresheveshjes dhe dialogu, theksoi Kryeministri, jane te rendesishme per vendosjen e bashkëjetesës mbi bazen e miqesise, respektit dhe mbrojtjes së të drejtave te njeriut.
Kryeministri Berisha dhe zoti Selmani theksuan gjithashtu rendesine e heqjes se barrierave dhe pengesave ekonomike dhe tregtare midis Shqpërisë, Maqedonisë Kosoves dhe Malit te Zi duke krijuar nje treg me te madh për investime dhe zhvillimin e perbashket ekonoimik.
Kryeministri Berisha dhe zoti Selmani rane dakort se vizioni i perbashket rajonal eshte i domosdoshëm per zhvillimin ekonomik dhe perparimin e vendeve te Ballkanit si dhe per aspiratat e tyre te perbashketa per integrimin ne NATO dhe BE.