Sot në mesditë, u mblodh ekipi Task Force Antikorrupsion. Kryeministri Berisha, duke e shpallur këtë si prioritet të të gjitha prioriteteve të vitit dhe si çështje të madhe të rendit të di
Sot në mesditë, u mblodh ekipi Task Force Antikorrupsion. Kryeministri Berisha, duke e shpallur këtë si prioritet të të gjitha prioriteteve të vitit dhe si çështje të madhe të rendit të ditës për të gjithë agjencitë dhe institucionet, vlerësoi arrritjet e vitit të kaluar në luftën kundër këtij kanceri.
Kryeministri kërkoi nga të gjitha agjencitë dhe institucionet që të paraqesin në Task Force platformat e tyre të luftës kundër korrupsionit gjatë këtij viti, si dhe të nxjerrin përgjegjësitë për rastet e çedimit të kësaj lufte.
Lufta kundër informalitetit, si dhe rritja e transparencës së prokurimeve publike, shërbimit hipotekor e të tjera, u përcaktuan ndër detyrat më të rëndësishme.