E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferencë shtypi e Ministrit të Integrimit Sokol Nako Sot, Ministri i Shtetit per Integrimin, Sokol Nako dha perpara mediave nje Konference per shtyp ku iu pergjigj interesimit te gazetareve ne

Konferencë shtypi e Ministrit të Integrimit Sokol Nako

Sot, Ministri i Shtetit per Integrimin, Sokol Nako dha perpara mediave nje Konference per shtyp ku iu pergjigj interesimit te gazetareve ne lidhje me takimin qe u zhvillua dje midis Qeverise se Shqiperise dhe Trojkes se BE, per celjen se shpejti zyrtarisht te negociatave te Shqiperise me BE per Marreveshjen e Asociim - Stabilizimit.
Konferencen e shtypit e hapi zedhenesi i Kryeministrit Aldrin Dalipi.

Zedhënësi:

Dje është zhvilluar takimi i Trojkës Europiane me autoritetet më të larta të qeverisë shqiptare. Ky takim ishte në vazhdën e dialogut politik midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ai përcolli, jo vetëm mesazhin, por dhe garancitë e duhura se Shqipëria është e vendosur të vazhdojë në rrugën e bashkëpunimit me të gjithë partnerët të cilët e mbështesin në rrugët e integrimit europian.

Ministri Sokol Nako:

Më lejoni që, në fillim të them që takimi i djeshëm në nivelet më të larta nga ana jonë, Kryeministrit, zëvëndëskryeministrit dhe Trojkës Europiane ishte një takim shumë suksesshëm. Ai rikonfirmoi dhe një herë vokacionin dhe orientimin europian. U rikonfirmua edhe një herë fakti që fillimi zyrtar i negociatave lidhet me vizitën e planifikuar të zotit Prodi në ditët e fundit të janarit. Njëkohësisht, është diskutuar për mënyrën e teknikës së zhvillimit të negociatave dhe ngritjes së grupit të punës. Gjithashtu, u prekën dhe problemet kryesore që përbëjnë boshtin e dialogut tashmë të intensifikuar të vëndit tonë me BE. U diskutuan probleme të politikës së jashtme të Shqipërisë, kryesisht ndaj vëndeve të rajonit, por dhe në përgjithesi.
Pas kesaj deklarate Ministri Nako iu pergjigj pyetjeve te gazetareve:

Cilat janë ceshtjet që do të diskutohen në raundin e parë të bisedimeve?

Raundi i parë i bisedimeve, pra ulja e dy grupeve negociatore, mund të fillojë rreth javës së parë ose të dytë të shkurtit. Për disa probleme teknike të Komisionit Evropian nuk kemi akoma një datë të saktë, por kemi rikonfirmimin se, ato po marrin masa për një gjë të tillë. Mendoj se, me ardhjen e zotit Prodi, ne do të kemi në dorë dhe një draft të tekstit të marrëveshjes. Eshtë shumë e mundur, por akoma është e pakonfirmuar që ky draft të bëjë fjalë për hyrjen, preambulën, pra kapitujt që kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme demokratike që duhet të respektojë një shtet i cili aspiron në rrugën e stabilizim-asocimit.

A u fol dje në takm trreth raportit të publikuar në shtyp ku thuhet se Shqipëria është kritikuar për lidhje të krimit të organizuar me politikën?

Nuk është folur për asnjë raport në mbledhjen e djeshme. Natyrisht, ceshtja e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit është një ceshtje që ngrihet me shumë forcë në të gjitha takimet që ne kemi, jo vetëm me BE, por edhe në nivel bilateral. Kjo konsiderohet si një dukuri rajonale. Në këto takime i vihet theksi të gjitha atyre përmirësimeve që duhen kryer në radhë të parë në punën e organeve të specializuara të luftës kundër krimit të organizuar, por dhe të institucioneve të tjera për të përballuar këtë presion që krimi i organizuar ushtron mbi të gjithë shoqërinë.

Gjatë vizitës së zotit Prod,i është e sigurt që do të nënshkruhet hapja e negocitave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit?

Nuk bëhet fjalë për ndonjë nënshkrim. Bëhet fjalë për një shpallje zyrtare nga ana e përfaqësuesve të Komisionit Evropian për hapjen e këtyre negociatave. Natyrisht, vendimi për hapjen e tyre tashmë është marrë, por kërkohet edhe një konfirmim formal. Sic është deklaruar, që me zotin Paten ashtu dhe me përfaqësuesit e Trojkës Evropiane dje, kjo do të ndodhë gjatë vizitës së zotit Prodit në fund të muajit janar.

Sa do të zgjasin këto bisedim?. A ka një afat kohor te planifikuar?

Ju të gjithë e dini vendimin e marrë me 28 tetor, ku hapja e negociatave në një farë mënyre u kondicionua me progresin që vendi ynë duhet të demostrojë në ngritjen e institucioneve, forcimin e tyre, krijimin e kapaciteve të tilla që bëjnë të mundur përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje. Dhe pikërisht, përmbushja e këtyre detyrimeve që lidhen me këtë marrëveshje do të jetë fokusi kryesor. Vetë negociatat janë një proces disi më i thjeshtë dhe më teknik. Ndërsa monitorimi që do t'i bëhet vendit tonë dhe vlerësimi që lidhet më të, do të jetë një proces më i gjatë, sepse do të reflektojë të gjitha ato vështirësi dhe atë gjëndje për të cilën ne jemi të gjithë të angazhuar për ta ndryshuar. Kjo, në të gjitha aspektet, duke filluar që nga gjëndja social-ekonomike, eficenca, stabiliteti dhe profesionalizmi i administratës publike etj. Është shumë e vështirë që të përcaktohet një kalendar kohe për përfundimin e tyre, sepse nuk është vetëm në dorën tonë. Bëhet fjalë për një marrëveshje. Ajo kërkon dy palë. Pra, në një masë të madhe do të varet edhe nga konkluzionet dhe vlerësimet që do të bëjnë Komisioni dhe vëndet anëtare të BE. Natyrisht, ne jemi plotësisht të angazhuar që këto negociata të mbyllen me sukses dhe njëkohësisht të demostrojmë aftësitë tona për të plotësuar detyrimet e marrëveshjes në një kohë sa më të shkurtër. Eshtë shumë e vështitrë tani të flitet për fundin e negociatave, kur akoma jemi duke pritur fillimin e tyre.

Cilat janë fazat në të cilat do të kalojë marrëveshja?

Marrëveshja në vetvete ka një pjesë të konsiderueshme që ka të bëjë me tregtinë e lirë. Pra, me reduktimin e tarifave doganore dhe me lehtësitë për shkëmbimin e mallrave, kapitaleve dhe pse jo në një perspektivë të caktuar edhe të njerëzve. Por, sic thashë, ky është një proces që do të vlerësojë ecurinë e reformave në të gjitha aspektet e saj. Kështu që, mendoj se do të jetë një sfidë e vërtetë për përmbushjen e të gjitha kërkesave për ngritjen e kapaciteteve të tilla zbatuese dhe mbështetëse që garantojnë përmbushjen e suksesshme të të gjithë këtyre detyrimeve. Natyrisht, këtu përcaktohen të gjitha ato ceshtje që janë objekt i diskutimit tonë të përditshëm, forcimi dhe stabilizimi i administratës publike, rritja e nivelit profesional, paanshmëria e gjyqësorit, përmirësimi i gjëndjes ekonomike, modernizimi i administratave të ndryshme tatimore, doganore, policisë së shtetit, pse jo edhe i ushtrisë, krijimi i një strukture të tillë të liberalizimit të tregut e cila lejon një funksionim sipas modeleve më të përparuara dhe që në fund të fundit janë nivele që kanë provuar vitalitetin e tyre. Këto do të jenë sfidat tona.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›