Se pari me lejoni qe t'u uroj zyrtarisht mireseardhjen ne Shqiperi. Vizita juaj eshte e nje rendesie te vecante per mua si Kryeminister dhe per Qeverine qe une drejtoj, dhe gjithashtu per te gjithe
Se pari me lejoni qe t'u uroj zyrtarisht mireseardhjen ne Shqiperi. Vizita juaj eshte e nje rendesie te vecante per mua si Kryeminister dhe per Qeverine qe une drejtoj, dhe gjithashtu per te gjithe opinionin public eshte bere i ndjeshem lidhur me progresin qe po ben Shqiperia ne procesin e Integrimit Evropian, ashtu sic po shpreson qe vizita e Presidentit Prodi te shenoj hapjen e procesit te negociatave per Marreveshjen e Stabilizm-Associimit per Shqiperine.
Ne e vleresojme thellesisht vemendjen qe keni treguar dhe po tregoni, mbeshtetjen tuaj, bashkepunimin tuaj dhe partnershipit tuaj ne ndihme te Shqiperise ne procesin kompleks dhe kerkues te integrimit. Ne te njejten kohe me lejoni t'ju syguroje ne emer te maxhorances qeverises se ne do te bejme te pamunduren per te qene partnere te vertete dhe te besueshem ne proces per te arritur standartet e kerkuara per asociim dhe anetaresim.
Ne jemi teresisht te ndergjegjeshem dhe te pergatitur se negociatat do te jene te gjata dhe te veshtira. Do te jene te veshtira per shkak te numrit dhe morise se reformave qe duhen akoma per t'u ndermarre apo perfunduar se bashku me ndihmen tuaj te vlefshme per te arritur standartet e BE-se. Nga pritjet jorealiste kur Shqiperia u hap per here te pare drejt pluralizmit ne fillim te viteve '90, ne kemi arritur te nje mirekuptim te perbashket se " nuk ka asgje falas" ne Evrope. Ne duhet te fitojme gjithcka.
Nga ana tjeter ne vleresojme se tepermi vemendjen ne rritje te strukturave te Bashkimit Evropian per asistimin dhe monitorimin e perpjekjeve tona dhe progresit nepermjet programve te asistences, te tilla si CARDS dhe gjithashtu nga instrumente te rregullt si Grupet Konsultative Task Force.
Si Kryeminister i Shqiperise dhe lideri i maxhorances deshiroj t'ju informoje lidhur me zhvillimet dhe arritjet me te fundit ne Shqiperi, mbi te cilen bazojme besimin tone per nje marredhenie partnershipi me Bashkimin Evropian.
Stabiliteti Politik
Nga nje vend qe pese vjet me pare prishte stabilitetin, Shqiperia eshte transformuar ne nje gjenerator te stabilitetit rajonal. Ne kemi bazuar perpjekjet tona mbi principe mbi te cilet institucionet demokratike mund te ndertohen vetem me anen e mjeteve demokratike ne menyre qe te ngrihen institucione qe te garantojne zbatimin e ligjit. Angazhimi yne drejt stabilitetit politik qendron i pandryshueshem.
Stabiliteti i Shqiperise eshte i prekshem tashme madje dhe ne aspektin e zhvillimeve politike ne vend. Ekziston nje klime e re ne marredheniet midis mazhorances dhe opozites qe ka filluar te materializohet me zgjedhjen e presidentit vitin e kaluar. Ne jemi te angazhuar te thellojme dhe konsolidojme kete stabilitet politk, ta largojme ate nga qendrimet konfliktuale dhe te sjellim procese dhe sjellje politike te niveleve perendimore. Perpjekjet tona jane te orientura drejt krijimit te nje mjedisi pjesemarres politik, jo vetem si nje tregues I forcimit te standarteve demokratike, por sepse ne besojme se kompeticioni midis alternativave dhe programe te hartuara ne menyren e duhur mund ta cojne vendin drejt niveleve me te larta te zhvillimit dhe te pershpejtoje procesin e integrimit.
Maxhoranca qeverisese qendron e hapur dhe e gatshme per te zhvilluar me tej marredhenie te tilla me opoziten. Ajo eshte e vendosur per te perfshire ne reforma jo vetem ide dhe contribute, por edhe personalitet politike te opozites. Tashme kemi vendosur nje bashkepunim institucional me opoziten ne nje proces transparent te hapur per publikun. Une do te doja te permendja ketu krijimin e Komisioneve te ndryshme Parlamentare te tilla si:
Rekomadimet e OSBE/ODIR/ Zgjedhjet
a) Komisioni bi-partizan, i cili po ben progress ne punen e tij per te zbatuar rekomandimet e OCBE/ODHIR mbi reformen elektorale, synon te sigurojne nje perputhshmeri te plote me standartet nderkombetare. Ne kete kontekst ne do te mebeshtesim te gjitha perpjekjet e Parlamentit per te trajtuar cdo rekomandim te ketyre dy institucioneve te specializuara, ne menyre te vecante ne permiresimin e kodit elektoral dhe permiresimit te infrastruktures se zgjedhjeve, duke krijuar nje regjister te votuesve dhe miratimin e makanizmave te duhur per financimin e zgjedhjeve.
Ceshtjet e prones
b) Komisioni ad-hoc per ceshjet e prones qe merret me probleme te trasheguara dhe shume te komplikuara te tilla si kthimi dhe kompensimi i pronave. Ne jemi angazhuar seriozisht pas nje marreveshjeje politike te arritur midis te gjitha partive politike parlamentare per t'i dhene zgjidhje konsekuente dhe te drejta per pretendimet e shpeshta dhe diskutueshme te pronave qe jo vetem do te respektonin te drejtat themelore ekonomike dhe ato te njeriut, por do te kontribonin gjithashtu ne zhvillimin e nje tregu funksional te tokes. Ne perputhje me kete marreveshje, Qeveria po harton nje projet-ligj lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave. Duke filluar nga muaji Mars 2003 Qeveria do t'i dergoj Parliamentit per miratim nje pakete te plote legjislative. Ai synon te harmonizoje dispozitat e Kushtetutes me interesat e pronareve ne baze te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut.
c) Do te deshiroja te permendja gjithashtu nje numer te Komisoneve Hetimore
Parlamentare, te cilet jane drejtuar nga opozita, si ishte rasti i hetimeve parlamentare mbi punen e sherbimit tone informative.
Reformimi i Gjyqesorit
Ne fushen e reformave te gjyqesorit, do te deshorja te thoja se ai vazhdon te jete prioriteti kryesor i Qeverise, ku ne kemi ndermarre veprime te qarta per te pershpejtuar reformat dhe te rrisim zbatimin e ligjit, dhe te forcojme gjithashtu pavaresine e gjyqesorit. 1) Vemendje kryesore i eshte kushtuar ristrukturimit te gjykatave ne rrethe, duke marre ne konsiderate numrin e rasteve te trajtura prej tyre dhe jurisiksionin e tyre territorial. 2) Ne te njejten kohe ne po vazhdojme pune tone per t'u kujdesur per legjislacionin e gjyqesorit dhe ta harmonizojme me ate te Bashkimit Evropian. Qeveria po ndermerr hapa vendimtare per organizmin dhe funksionimin e sistemeve juridike duke pergatitur ligje lidhur me mbrojtjen e deshmitareve dhe funksionimit te nje gjykate per krimet seriouze. 3) Nga ana tjeter duke siguruar zbatimin korrekt te Ligjit per Keshillin e Larte te Drejtesise, ne do te zbatojme strategjine e plote te Qeverise ne lufte kunder korrupsionit. Perfundimi i nje database mbi vleresimin e punes se gjyqetareve nga ana e Qeverise, e cila pritet te mbaroje se shpejti, eshte nje hap i pare dhe i rendesishem ne kete kontekst.
Policia
Nje fushte tjeter e rendesishme ku Qeveria po ndermerre veprime per te permiresuar punen eshte Policia e Shtetit. Per sa i perket kuadrit legjislativ, reforma ne kete sektor eshte pothuajse e perfunduar. Nen kujdesin tim si Kryeminister, eshte nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi midis Policise se Shtetit, Prokurorise dhe Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Doganave, e cila siguron nje koordinim dhe bashkepunim adekuat per te luftuar krimin e organizuar dhe trafikun illegal dhe qe permireson cilesine e provave te paraqitura ne gjykata.
Qeveria eshte e angazhuara per te zgjidhur ceshtjet qe lidhen me te para-burgosurit. Brenda nje kohe te shkurter ne do te ndertojme nje infrastrukture te plote te nevojshme per te dhene nje zgjidhje afat-gjate ketij problemi.
Kohet e fundit kemi shenuar nje sere arritjesh te rendesishme, vecanerisht ne luften kunder trafikut illegal, dhe konkretisht ne ate te trafikimit te qenieve njerezore. Ne pese muajt e fundit ne kemi arritur te mbajme numrin e qenieve njerezore te trafikuar ilegalisht nga bregdeti yne drejt Italise ne zero. Kjo ka ardhur se rezultat i miratimit te legjislacionit bashkekohor dhe nje numri te aksioneve energjike, te koordinuara mjaft mire midis strukturave perkatese ekzekutuese. Motivimi i tyre eshte rritur dhe jane krijuar te gjitha kushtet qe ky aktivitet te zgjerohet me tej ne rajon nepermjet marreveshjeve ne nje kuader bashkepunimi nder-shteteror. Qeveria e sheh luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe ekonomise formale si te domosdoshme per te siguruar nje te ardhme evropiane per Shqiperine.
Pervec kety hapave te rendesishem, ne kemi miratuar nje kuadrin legjislativ per krijimin e kushteve adekuate per grumbullimin e armeve ne perputhje me standartet nderkombetare ne kete fushe. Qeveria e Shqiperise eshte ndihmuar ne kete fushe nga partnere te rendesishem me te cilet kemi vendosur marredhenie te frutshme bashkepunimi.
Nje aktivitet i rendesishem i bazur mbi punen e perditshme eshte pastrimi nga elementet korruptive i rradheve te policise. Sot publiku vihet ne dijeni gati cdo dite lidhur me masat disiplinore te marra kundrejt punonjesve te policise te cilet shkelin ligjin.
Se fundmi, ne vazhdojme te jemi te ndergjegjshem se ka akoma shume per te bere, vecanerisht per sa i perket rritjes se profesionalizmit te policise gjyqesore, si nje faze e rendesishme investiguese.
Administrata Publike
Zbatimi i Ligjit per Nepunesin Civil vazhdon te jete nje nga prioritet me te rendesishme te Qeverise per te siguruar nje administrate te afte nga ana profesionale dhe te qendrueshme. Ne jemi koshient se asnje reforme nuk mund te jete efektive pa nje administrim , I cili nuk eshte i standarteve Evropiane. Per kete arsye, ne kemi inkurajuar dhe arritur nje bashkepunim me te mire midis Departamentit te Adminstrates Publike dhe Komisionit te Sherbimit Civil, dhe po perpiqemi te zgjerrojme efektet e ligjit ne pjese te tjera te administrates qendrore dhe asaj lokale.
Sigurisht zbatimi korrekt i ketij ligji duhet te shihet edhe ne kushtet specifike te Shqiperise, vecanerisht ne kushtet e reja poltike te cilat jane krijuar. Nuk ka dyshim qe kilma e re politike ka krijuar nje terren te pershtatshem per zhvillim e nej administrate transaprente ne sherbim te qytetareve. Vendosja e struktures se pagave dhe zhvillimi i trajinimeve te programuara per administraten jane ne matricen e veprimeve tona prioritare.
Decentralizimi
Kam kenaqesine te konfirmoje se kemi hyre nenje faze teresisht te re per sa i perket decentralizimit. Sot bashkite dhe komunat shqiptare jane me shume autonome; ato menaxhojne me shume prej fondeve te tyre se sesa ato te marra nga geverisja qendrore. Kjo per shkak te reformes qe ka kryer Qeveria lidhur me decentralizimin fiskal, nje reforme qe eshte perfunduar dhe pranuar nga komuniteti i lidershipit te autoriteteve lokale.
Zhvillimet makro-ekonomike
Qeveria e Shqiperise i ka kushtuar dhe po i kushton vemendje te vecante stabilitetit makro-ekonomik te vendit dhe per kete kemi patur asistencen e vlefshme te Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar. I kemi dhene rendesi te vecante sigurimit te rritjes se GDP dhe mbajtjes se inflacionit nen control, rritjen e investimeve publike, percaktimin e fushave prioritare dhe angazhimeve te Qeverise ne kete lidhje, reformen ne sektorin e energjise dhe ne menyre te vecante ate te energjise elektrike, etj.
Arritja e treguesve kryesor makro-ekonomik vazhdon te jete ne qender te vemendjes dhe punes se perditeshme te Qeverise. Vazhdimi dhe thellimi I procesit te privatizimit, arritjen e synimeve te te ardhurat buxhetore, realizimin e investimeve publike (vecanerisht ato me financim te huaj) dhe reformimin e sektorit (ne menyre te vecante progresi ne reformat e sektorit te energjise elektrike) perbejne fushat ku do te intensifikojme punen tone, forcojme monitorimin e vazhdueshem dhe mbajtjen shenim cdo dite te rezultateve ne menyre qe te vleresojme efektivitetin e masave dhe reformave te marra, duke i shtuar kesaj bashkepunimin dhe koordimin e punes sone me institucionet nderkombetare financaire te tilla si FMN dhe Banka Boterore.
Lufta kunder Korrupsionit
Qeveria shqiptare vazhdon te zbatoje nje Strategji te perqendruar anti-korrupsion ne bashkepunim me shoqerine civile dhe partneret ndekombetar. Ajo cfare eshte e rendesishme eshte se kemi krijuar struktura eficente te bashkepunimi, te cilat ne kembim kane vendosur bazat per nje mjedi te lire nga korrupsioni, efektet e te cilit kane filluar te shihen. Ky bashkepunim po sjell nje trajtim te ri ne menaxhimin e pasqyrimin e drejtesise ne gjykata. Kemi permiresuar praktikat administrative ne fushen e Prokurimit Publik, duke synuar perdorimin e fondeve publike ne nje menyre me transparente dhe me eficente per sherbime te nje cilesie me te mire. Se fundi, do t'ju sigurojme se do te respektohen te gjitha afatet e vendosura ne Planin e Veprimit te Qeverise per Luften kunder Korrupsionit.
Energjia
Ne fund te ketij diskutimi, megjithese eshte larg nga i fundit per sa i perket rendesise, ne muajt e fundit kemi shenuar nje progres te rendesishem ne permbushjen e kerkesave te planit te masave qe synon ristrukturimin e sektorit te energjise. Qeveria ka miratuar nje pakete ligjesh qe stimulojne perdorimin e burimeve alterantive te energjise per nje kohe te gjate. Qeveria shqiptare vazhdon te jete e hapur per bashkepunim ne tregun rajonal te energjise, duke respektuar rregullat e acquis communitaire ne kete fushe. Ne kete faze ne te cilen ndodhemi po perpiqemi te standardizojme me tej tregun e energjise me qellim permiresimin e sherbimeve per konsumatoret.
Procesi legjislativ
Qeveria shqiptare po pergatitet te hyje ne nje faze te re te menaxhimit te vendim-marrjes, duke kerkuar te krijoje nje mentalitet te ri qe do te jete gjitahshtu ndihme gjate fazes se zbatimit te ligjeve. Nje perfshirje gjithnje e madhe e strukturave te perafrimit te legjislacionit me ate te BE ne procesin tone legjislativ eshte i rendesishem per ne. Ne gjithashtu kerkojme nje proce te hapur, sa me hapur per pjesemarrje qe te jete e mundur per institucionet dhe per publikun e gjere. Miratimi nga ana e Parlamentit te Ligjit per Keshillin e Ministrave do te vendos bazat e nevojshme pe ne, qe te fillojme reformimin e ketij procesi drejt standarteve Evropiane.
Me lejoni te perserise se Qeveria dhe mazhoranca besojne fuqimisht se nepermjet veprimit transparent ne perputhje me standartet perendimore te institucioneve te zhvilluara demokratike, duke respektuar diversitetin e programeve dhe alterantivave politike, ajo do te vazhdoje te thelloje dhe konsolidoje stabilitetin politik te vendit.
Duke ju falenderuar per vemendjen tuaj, me lejoni te ftoje Z/Kryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme te Shqiperise Z. Ilir Meta, si dhe Ministrin e Shtetit per Integrim Z.Sokol Nako ne kete shkembim opinionesh.
Faleminderit!