Sot ne oren 2000 supersfida Tirana-Skenderbeu
Sot në mbrëmje do të përcaktohet edhe fituesja e edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë. Në finalen e madhe që do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 20:00, do të ndeshen dy skuadrat më të mira në vend, Tirana dhe Skënderbeu. Ishin këto dy ekipe ato që hapën sezonin 2011-2012 me finalen e Superkupës, ku bardheblutë triumfuan me rezultatin 1-0 dhe do të jetë pikërisht ato që do të mbyllin garën për trofetë më të rëndësishëm në vend.
Skënderbeu, kampion i këtij sezoni, kërkon që pas suksesit tyë dytë radhazi në kampionat dhe të tretit në histori, të konfirmojë dominimin në futbollin shqiptar. Korçarët synojnë të fitojnë trofeun e parë të Kupës. Kjo është finalja e katërt për Skënderbeun, që në tre raste të mëparshme kanë dalë të humbur nga fusha, ndërsa në njërën prej sfidave, më saktësisht në edicionin 1975-1976, pikërisht kundër Tiranës, “ujqërit e dëborës” u mposhtën me shifrat 3-1 dhe 1-0.
Por, Xhafaj e Plaku në sulm, të mbështetur nga Shëkmbi e Muzaka dhe mbrojtja solide, I japin garanci trajnerit Stanislav Levi për suksesin e mundshëm, ndërsa çeku ka shansin që të shndërrohet në një prej teknikëve më të suksesshëm të huaj.
Në anën tjetër, pas zhgënjimit në garën për titullin, ku i kishte të gjitha mundësitë të fitonte kampionatin, Tirana kërkon ta mbyllë sezonin me një trofe të rëndësishëm. Bardheblutë janë mbajtësit në fuqi të Kupës, ndërsa kërkojnë që ta fitojnë këtë trofe për herë të 15-të në histori, duke barazuar Partizanin, që mban rekordin në këtë aktivitet.
Tirana kërkon gjithashtu të thellojë edhe diferencën me ndjekëset për trofe të fituar, pasi aktualisht bardheblutë numërojnë plot 47 kupa: 24 kamponate, 14 Kupa dhe 9 Superkupa të Shqipërisë. Mungesa e Gilman Likës është një minus i madh për kryeqytetasit, megjithatë skuadra e Hulian Rubios ka treguar se është mjaft kompakte dhe pavarësisht kualitetit të individëve, bazohet kryesisht te forca e grupit.