Terbuni i Pukes u shpall kampion i Kategorise se Dyte

Është Tërbuni kampion i Kategorisë së Dytë. Pas Skënderbeut dhe Luftëtarit, edhe niveli i tretë i futbollit shqiptar gjen më të mirin e sezonit dhe ekipi pukjan ia doli me fitoren 3-1 në finalen ndaj Partizanit.
Pak ndikim pati fakti se kjo finale u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet dhe se përballë Tërbunit ishte skuadra e kuqe, me 15 tituj kampion dhe 15 kupa të Shqipërisë në historinë e saj.
Ekipi nga Puka ishte gjatë gjithë kohës në epërsi me përjashtim të periudhës kur të kuqtë arritën të barazonin rezultatin në 1-1. elbasanasi kapiten, Çapja, e kaloi shumë shpejt Tërbunin në epërsi, ndërsa skuadra e Perlat Mustës dhe Marko Pelinxhit arriti ta mbyllte pjesën e parë në barazim 1-1 pas golit të Gjokës.
Në pjesën e dytë, Partizani shkaktoi autogol në portën e tij me anë të Bojës, ndërsa skuadra veriore pati epërsi të plotë duke shënuar me meritë edhe golin e tretë me anë të Jurgen Kullit.
Përfundimisht 3-1 për ekipin e trajnerit Stojku që meritoi titullin dhe rikthehet në Kategorinë e Parë, por po ashtu rikthehet edhe Partizani.