E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshatrat turistik debate per privatizimin ne Kuvend

Fshatrat turistik dhe procedurat e përvetësimit të këtyre trojeve ka qenë lajtmotivi i interpelancës me ministrin e  Drejtësisë, Eduard Halimi, kërkuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe.
Në fjalën e tij Braçe akuzoi Minsitrinë e Drejtësisë, se me vendime të padrejta,  është njohur shitja e pronës së banorëve në disa zona strategjike turistike.
Ministri Halimi theksoi se vendimet për pronat në zonat turistike janë dhënë gjatë qeverisjes së socialistëve. Sipas tij, edhe deputetët e Partisë Socialiste kanë përfituar nga ky proces. 
Deputeti Braçe deklaroi në fund të interpelancës, se thelbi i vërtetë i çështjes nuk u sqarua dhe se minsitri i devijoi çështjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›