E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave ku u miratuan një numër vendimesh të rëndësishme, Këshilli i Ministrave miratoi vendi

Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave ku u miratuan një numër vendimesh të rëndësishme,

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin: "Për transferimin e pronave të paluajtëshme shtetërore të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve në pronësi të njësive të qeverisjes vendore".

Në kuadër të procesit të decentralizimit, vendimi i mësipërm realizon kalimin në pronësi të njësive të qeverisjes vendore të disa sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve dhe krijion mundësitë për ushtrimin me kompetenca të plota të funksionit të shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimet nga njësitë e qeverisjes vendore përkatëse. Sipas këtij vendimi, transferohen 9 sisteme të ujësjellës-kanalizimeve në 11 njësi të qeverisjes vendore: bashkia Fushë-Krujë, Lushnje, Libohovë, Pukë, Delvinë, Këlcyrë, Roskovec dhe komunat Bushat, Postribë, Shushicë she Strum. Transferimi i sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve, njësive të qeverisjes vendore është proces në vazhdim.

U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të protokollit shtojcë të Konventës Europiane Kundër Dopingut në Sport".

Vendimi synon miratimin në parim të Protokollit shtojcë të Konventës Europiane kundër Dopingut në Sport, i cili është dokumenti bazë ndërkombëtar i Komitetit Drejtues për Zhvillimin e Sporteve i Këshillit të Europës. Miratimi i protokollit shtojcë është pjesë integrale e Konventës dhe synon:

• Njohjen reciproke të rezultateve të kontrolleve doping që u bëhen sportistëve nëpër kompeticione ndërkombëtare, nga të gjitha vendet anëtare nënshkruese të Konventës;
• Standartizim i procedurave dhe kritereve të kontrolleve antidoping të çdo vendi anëtar, konform standarteve cilësore ndërkombëtare të njohura nga Grupi Monitorues, i krijuar në bazë të kësaj Konvente;
• Njohjen e kompetencave të Agjencisë Botërore Antidoping dhe të organizatave të tjera, që veprojnë nën autoritetin e saj, për drejtimin e kontrolleve jashtë garave të sportistëve të tyre, qoftë brenda territorit të tyre ose jashtë tij.

U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të protokollit të sesionit të katërt të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Shqiptaro-Bullgar, për Bashkëpunim Tregtar dhe Ekonomik".
po
Nga datat 29-30 mars, do të mbahet në Tiranë sesioni i katërt i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Shqiptaro-Bullgar për Bashkëpunimin Tregtar dhe Ekonomik. Në komision do të diskutohet niveli i marrëdhënieve të deritanishme ekonomiko-tregtare, si dhe perspektivat e bashkëpunimit për periudhën e ardhshme.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për miratimin, në parim, të protokollit të sesionit të katërt të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Shqiptaro-Kinez, për Bashkëpunim Tregtar dhe Ekonomik".

Me palën kineze është rënë dakort të mblidhet në Tiranë më 2 prill 2004, sesioni i katërt i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Shqiptaro-Kinez, për bashkëpunim ekonomik dhe teknik. Komisioni do të diskutojë nivelin e marrëdhënieve të deritanishme ekonomiko-tregtare, si dhe perspektivat e bashkëpunimit për vitin në vazhdim në fusha të ndryshme me interes reciprok.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›